Liverpuli ka humbur në ndeshjen e parë në Europa League që ka zhvilluar përballë ekipit të Zenitit në Rusi. Ndeshja ka përfunduar me rezultatin 2-0. Golat për rusët janë shënuar nga Hulk dhe Semak. Humbje ka pësuar edhe Hannover me Anji Makhachkala 3 - 1.
Çelsi ka fituar 0-1 në Pragë, ndërsa surprizat e mbrëmjes kanë qenë Napoli që ka humbur 0-3 në shtëpi me Victoria Plzen.
Situata për ekipet e Napolit dhe Liverpulit komplikohet shumë, pasi në ndeshjet e kthimit duhet që të fitojnë më një rezultat shumë të thellë për të shpresuar në kualifikim në fazën tjetër.
Ndërsa Çelsi thuajse është i kualifikuar, pasi në shtëpi i duhet vetëm një barazim për të kaluar më tej.
Dylber Balla
/Shqiptarja.com