Europa League/ Milani shënon tripletë dhe shkon në çerekfinale, Leverkusen mrekullon në limite! Kalojnë Roma dhe Atalanta, skuadrat e kualifikuara

Europa League vijoi këtë të enjte me ndeshjet e kthimit në fazën e 1/8. Pas 90 minutave një biletë për më tej siguruan West Ham, Marseille, Milan, Benfica, Atalanta, Roma, Liverpool, Leverkusen.

Në "Fortuna Arena" të Pragës, Milani mposhti 1-3 Slavian. Kuqezinjtë iu falën golave të Pulisic, Loftus-Cheek dhe Leaos, teksa në pjesën e parë vendasit mbetën me një futbollist më pak pas daljes me karton të kuq të Holes. Për Slavian goli i Jurasek në fundin e ndeshjes nuk mjaftoi. Milani fitonte 2-4 në ndeshjen e parë.

Në Londër, West Ham fitoi 5-0 kundër Freiburg, duke bërë të pavlerë fitoren 1-0 të gjermanëve në ndeshjen e parë. Paqueta, Bouen, Cressuell dhe dopieta e Kudus bëri që anglezët të kalojnë më tej. Bayer Leverkusen fitoi 3-2 me përmbysje kundër Qarabag, me Patrick Schick që u tregua heroi i gjermanëve duke shënuar dy gola në fund.

Shorti për fazën çerekfinale hidhet të premte (15 mars) në Nyon të Zvicrës duke nisur nga ora 13:00.

Skuadrat e kualifikuara në çerekfinale: West Ham, Marseille, Milan, Benfica, Atalanta, Roma, Liverpool, Leverkusen.

Europa League, faza 1/8:

E enjte, 14 mars 2024

Rangers 0-1 Benfica

Slavia e Pragës 1-3 Milan

Villarreal 3-0 Marseille

West Ham 5-0 Freiburg

Atalanta 2-1 Sporting

Bayer Leverkusen 3-2 Qarabag

Brighton 1-0 Roma

Liverpool 6-1 Sparta e Pragës

S.DH/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?



×

Lajmi i fundit

'Daily Mail': Shqipëria, perla e fshehur që premton bukurinë e një lokacioni pa turma vizitorësh

'Daily Mail': Shqipëria, perla e fshehur që premton bukurinë e një lokacioni pa turma vizitorësh