Europa League, Partizani i eliminuar
shkatërrohet në Rusi nga Krasnodar  

Europa League, Partizani i eliminuar<br />shkatërrohet në Rusi nga Krasnodar  
Të kuqtë u mposhtën 4-0 në sfidën e parë të play-offit të Europa League, rezultat që shuan praktikisht shpresat e 15 herë Kampionëve për një kualifikim në ndeshjen e kthimit.

Trajneri Sormani e nisi ndeshjen me Ibrahimin që fitonte balotazhin me Fejzullahin në të djathtë të mbrojtjes dhe Vilën të tërhequr në të majtë ndërsa Bardhi bashkë me Torasën mbështesnin sulmuesin e vetëm Ekuban.

Partizani u fut mirë në fushë duke krijuar idenë se nuk kishte shkuar për tu mbrojtur në 10 minutat e para por vendasit më pas vendosën suprmacinë. Sinjali i parë nga rusët në të 12 me Smolov që veproi bukur në zonë por nuk gjeti portën, vetëm dy minuta më pas sërish Smolov që dogji në hyrje të zonës Krasniqin dhe Ramadanin por ishte mrekullia e Alban Hoxhës që neutralizoi rrezikun.

I rrezikshëm Krasnodari që i duhet të falënderojë edhe gjyqtarin lituanez Mazeika, bujar më shumë se çduhet në akordimin e këtij 11-metërshi për faull të pretenduar të Ibrahimit në zonë. Penallti vërtet e çuditshme, një dhuratë e gjyqtarit por gjithsesi nga 11 metrat braziliani Joazinho u tregua i saktë duke i dhënë vendasve avantazhin.

Në të 22 ishte Krasniqi që evitoi një gol të sigurt duke bllokuar Akmedov në momentin vendimtar. Në të 28 Krasnodar shënoi dhe golin e dytë. Top i gjatë nga prapavija i Kabore për Fedor Smolov që sërish depërton lehtësisht në mbrojtjen e kuqe dhe ndëshkon në duelin një për një Alban Hoxhën. Reagim i vakët i Partizanit që krijon shansin e parë në minutën e 43 kur Vila provoi nga distanca me topin që kaloi pranë shtyllës, por pikërisht kur të kuqtë po tentonin të ringriheshin polaku Jedrzejcyt i dha goditjen fatale duke shënuar me kokë nga distanca e afërt.

Në pjesën e dytë kishte vend edhe për golin e katërt të rusëve me Ari që harkoi bukur topin për të kaluar Alban Hoxhën, nuk mund të bënte asgjë as Krasniqi që në tentativë për ta devijuar merr autorësinë e autogolit. 4-0 dhe është një rezultat i pamëshirshëm që lë pak vend për imagjinatën. Partizanit i duhet një mrekulli për të shpresuar ende, por mrekulli të të tilla përmasave edhe në futboll, ndodhin një herë në 100 vjet.

Redaksia Online
XH.K/shqiptarja.com 

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duk protesta e opozitës?



×

Lajmi i fundit

'Mosbindja civile' e PD-së, më pak protestues se u paralajmëruan, kur mbërritën në PD firuan fare! Shikoni pamjet me dron

'Mosbindja civile' e PD-së, më pak protestues se u paralajmëruan, kur mbërritën në PD firuan fare! Shikoni pamjet me dron