Kompeticioni i dytë për nga rëndësia në nivel klubesh në Evropë, Europa League, zhvilloi të mërkurën nëntë ndeshjet e para për raundin e parë të fazës së ligës. Skuadra si Roma, Freiburg, Dinamo Zagreb, Braga apo Ludogorets shijuan tri pikët e para këtë edicion të ri.
Në stadiumin 'Allianz Riviera', vendasit e Nice nuk mundën të merrnin një pikë para tifozëve të vet, duke u mposhtur 1-2 nga Roma. Dueli u karakterizua nga përleshje mes dy tifozerive jashtë stadiumit, përpara nisjes së sfidës. Edhe të martën pati përleshje në qytet, me policinë që arrestoi 102 tifozë të Romës. Në fushë, pjesa e parë u mbyll pa gola. Roma reagoi mirë në fraksionin e dytë dhe Ndicka e Mancini në minutat 52 dhe 55 shënuan golat që i dhanë tri pikë verdhekuqve. Për Nice Moffi në minutën e 77-të shkurtoi nga pika e bardhë e 11 metërshit. Këtë herë 'bomberin' te Roma e bënë dy qendërmbrojtësit.
Në 'Maksimir', Dinamo Zagreb fitoi 3-1 në shtëpi kundër Fenerbahces. Turqit, paçka se shkarkuan katër javë më parë Jose Mourinhon nga stoli, ende nuk e kanë marrë veten. Beljo kaloi Dinamon në epërsi, ndërsa Szymanski mbylli 1-1 pjesën e parë. Sërish Beljo në minutën e 50-të shënoi për vendasit, kjo pas pasimit final të Arbër Hoxhës. Në fund Bakrar "vuloi" shifrat për 3-1.
Pas përballjeve të para, Dinamo Zagreb, Midtjylland, Roma, Ludogorets, Freiburg dhe Braga kanë nga tre pikë.
Europa League, raundi 1 - E mërkurë, 24 shtator 2025:
Midtjylland 2-0 Sturm Graz
PAOK 0-0 Macabi Tel Aviv
Betis 2-2 Nottingham
Braga 1-0 Feyenoord
Crvena zvezda 1-1 Celtic
Dinamo Zagreb 3-1 Fenerbahce
Freiburg 2-1 Basel
Malmo FF 1-2 Ludogorets
Nice 1-2 Roma
Renditja:
S.Dh/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
31 Mars, 11:25
A besoni se Drejtori i ri Policisë, Hita do luftojë krimin dhe korrupsionin?
-
Po
54%
-
Jo
34.9%
-
Nuk kam mendim
11.1%
Vota total: 3917
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
NOTAT/ Strakosha, Bajrami e Gjimshiti 'ngelin në klasë', Hoxha dhe Hysaj më të mirët në fushë
27 Mars, 08:52
-
Trishtuese, Polonia përmbys 2-1 Shqipërinë në Varshavë dhe na 'djeg vizën' për Botërorin e Amerikës së Veriut! Kuqezinjtë shpërdoruan dy raste të arta
26 Mars, 16:00
-
Vinicius 'show' dhe fenomeni Valverde, Reali fiton me përmbysje derbin e Madridit! Inter gabon 3 javë me rradhë, afrohet Milan (VIDEO)
23 Mars, 09:50
-
Sulmi në ishullin Diego Garcia, IDF: Raketat iraniane kanë rrezen e duhur për të goditur Romën, Parisin dhe Berlinin
21 Mars, 21:45
-
Roma mbyll mes zhgënjimit aventurën europiane, Bologna në çerekfinale kundër Aston Villa-s! Përcaktohen 4 përballjet
20 Mars, 10:49
-
Europa League/ Sot zhvillohen shtatë ndeshjet e kthimit për fazën e 1/8-ave, spikat Roma - Bologna! Do mësohen katër çiftet e çerekfinaleve
19 Mars, 11:25
-
Natë tmerri për mesfushorin e Romës, gjashtë hajdutë e mbyllin me familjen në një dhomë dhe i bastisin banesën! I marrin 10 mijë euro bizhuteri e ora
17 Mars, 11:47
-
Europa League/ Bologna dhe Roma paqe 1-1 në derbin italian, fitojnë Aston Villa e Porto! Humbje për Nottinghamin
13 Mars, 08:35
-
Europa League/ Sot tetë ndeshjet e fazës së 1/8-ave, spikat derbi italian mes Bolognas dhe Romës! Porto, Lyon e Aston Villa luajnë në udhëtim
12 Mars, 11:35
-
'Rikthimi i Perandorit', Francesco Totti pranë Romës në rol drejtuesi
11 Mars, 13:33
-
Humbja e Atalantës 'vulos' dështimin e futbollit italian, ekipi i pestë në Champions League është vetëm një mirazh
11 Mars, 11:40
-
GOLAT/ Arsenali fiton dhe 'arratiset' në krye të Premier League, ndalet Man. City! Chelsea i shënon 4 herë Aston Villas, 'thyhet' Man. United
5 Mars, 09:32