Europa League/ Roma vetëm 1-1 në Porto, Alkmaar 'zhdëp' Galatasarayn! Rezultatet e ndeshjeve play-off

Europa League/ Roma vetëm 1-1 në Porto, Alkmaar 'zhdëp' Galatasarayn! Rezultatet e ndeshjeve play-off

Festa e Fenerbahces

Europa League është në fazën play-off dhe mbrëmjen e 13 shkurtit u luajtën ndeshjet e para ku nuk munguan surprizat.

Në "Do Dragao" portugezët e Portos barazuan 1-1 kundër Romës dhe lënë gjithçka të hapur për kualifikimin në ndeshjen e kthimit, një javë më vonë në "Olimpico". Celik në shtesën e pestë të pjesës së parë kaloi në epërsi italianët, ndërsa Moura në minutën e 67-të barazoi shifrat. Miqtë e mbyllën ndeshjen me një lojtar më pak pas daljes me karton të kuq të Cristante.

Surprizë në Holandë, aty ku AZ Alkmaar mposhti 4-1 Galatasarayn. Mijnans, Parrott, Clasie dhe Uolfe shënuan për vendasit, teksa Sallai barazoi përkohësisht në pjesën e parë për turqit.

Sukses për Fenerbahcen e Mourinhos që mposhti 3-0 Anderlechtin në Stamboll. Tadic, Dzeko dhe En Nesyri ishin autorët e golave. Fitore edhe për Ferencvaros, Real Sociedad, Ajax, Steauan e Bukureshtit dhe Tuenten.

Europa League, faza play off - Ndeshjet e para:

S.Dh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës: 28 Mars, 18:47

    Fileto pule me salmonelë, sa të sigurta janë produktet që konsumojmë?



×

Lajmi i fundit

Shëndeti oral, 430 mijë depistime në shkollat e Lezhës, problem mungesa e ndërgjegjësimit për të kryer kontrolle

Shëndeti oral, 430 mijë depistime në shkollat e Lezhës, problem mungesa e ndërgjegjësimit për të kryer kontrolle