Europa League rrit nivelin, ekipet 'Big' në garë për trofeun

 Europa League rrit nivelin, ekipet 'Big' në garë për trofeun

Mbyllet edhe faza e grupeve të Europa League dhe janë përcaktuar 24 ekipet e kualifikuara të cilave u janë bashkuar edhe 8 ekipet e vendeve të treta të Champions League.  Roma me vështirësi kaloi me tej pasi barazoi 2-2 në “Olimpico” ndaj Ëolfsberger falë golave të shënuar nga Diego Perotti dhe Edin Dzeko. Verdhekuqtë u kualifikuan mes 32 më të mirave si e dyta e grupit J pasi në vend të parë e mbylli Istanbul Basaksehir. Turqit bënë mrekullinë duke mposhtur 2-1 në frymën e fundit gjermanët e G’Ladbah. 

Lazio nuk bëri dot asgjë në ndeshjen e fundit dhe është jashtë Europa League. Bardhekaltërit u mposhtën edhe mbrëmë 2-0 nga Rennes. 
Arsenali kaloi në fazën me eliminim direkt si e para e grupit F. Londinezët barazuan 2-2 ndaj Standard Liegge ndërsa u kualifikua edhe E. Frankfurt. Garën do ta vijojnë edhe Porto, Rangers, Getafe,Malmoe , Gent ,Apoel dhe Copenhagen.

Shorti për fazën e 1/16 që do të hidhet të hënën duke nisur nga ora 13:00 pritet të dhurojë përballje interesante. Në vazon e parë janë ekipe si Interi,Arsenal. Manchester United dhe Ajax por edhe në vazon e dytë ka ekipe të forta si Roma dhe ekipet e ardhura nga Championsi Olympiacos, Shakhtar, Bayer Leverkusen dhe Club Brugge./Përgatiti Andi Kapxhiu

Ndarja e vazove te Europa League

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Refleksionet e historianit të njohur: Ismail Qemali e mori flamurin e Pavarësisë të qëndisur me fije ari prej Naços, i cili e mbante në duart e veta, por sot kësaj dite mbetet enigmë

Refleksionet e historianit të njohur: Ismail Qemali e mori flamurin e Pavarësisë të qëndisur me fije ari prej Naços, i cili e mbante në duart e veta, por sot kësaj dite mbetet enigmë