Europa League, Skënderbeu historik
shkatërron Sportingun e Lisbonës

Europa League, Skënderbeu historik<br />shkatërron Sportingun e Lisbonës
Skënderbeu siguron fitoren e parë në fazën e grupeve në Europa League, pasi mposhti në mënyrë të habitshme Sportingun e Lisbonës në Arenën e Elbasanit 3-0, pavarësisht se nuk ishte me formacionin e parë.

Me mungesat e Salihit në fushë dhe tifozëve në shkallët e stadiumit Skënderbeu bëri një nisje përballë portugezëve të Sportingut të Lisbonës, që edhe tifozi më i zjarrtë nuk do ta kishte besuar, pavarësisht se dëshira për të marrë pikët e para ishte e madhe, pasi edhe shpërblimi 30 milionë Lekë të reja ishte një arsye më shumë. Duke përfituar nga rreshtimi i gabuar i portugezëve si pasojë e neglizhencës, Skënderbeu shënon golin e parë në minutën e 15 me Sabien Lilajn.

Meritë në golin e parë kishte Berisha që zbriti me shpejtësi nga e majta duke u futur në zonë dhe pasuar saktë për Olainkën, që gjuan në vështirësi, por portieri Patrico grushton duke kthyer topin gabimisht te kundërshtarët, aty përfiton Lilaj që nuk fal duke e ndalur sferën në rrjetë. Goli ‘çorienton’ miqtë, ndërsa kampionët e Shqipërisë përfitojnë nga momenti i mirë duke u hedhur në sulm në kërkim të golit të dytë që e gjejnë në të 19’.

E ndërsa goli i parë erdhi nga e majta,i dyti ishte meritë e Latifit nga e djathta, pasi mori maksimumin nga një pasim nga mesfusha duke u futur në zonë dhe i vetëm me portierin mik, pengohet në mënyrë të gabuar. Arbitri estonez vendos të japë penallti për Skënderbeun, ndërsa largon me karton të kuq Patricion. Penalltinë e merr përsipër për ta ekzekutuar Lilaj, që nuk gabon duke e dërguar për herë të dytë në rrjetë.

Dy gola në 4’ as në ëndrrën më të bukur, Lilaj dhe Skënderbeu nuk i kishin parë. Në pjesën e dytë pritej një reagim nga Sportingu, por sërish befason Skënderbeu këtë herë pas një gabimi të portugezëve.

Në miuntën e 56 pas një gabimi të miqve me portierin Marcelo Boeck, i cili pason në mënyrë të gabuar duke i dhënë mundësinë Nimagës të rikuperojë topin dhe të lëshojë një parabël nga mbi 20 metra duke zënë në befasi gardianin, pasi kishte dalë nga porta. Topi ndalet për herë të tretë në rrjetë dhe Skënderbeu nuk u beson syze, 3 gola në 56’ përballë Sportingut.

 
Lilaj: I lumtur për 2 golat dhe pikët e para në Europë
Sabien Lilaj ishte autori i dy golave për Skënderbeun përballë portugezëve. Pas ndeshjes mesfushori i u shpreh i kënaqur me pikët e para, por edhe në aspektin personal. “Ishte një ndeshje e fortë, pavarësisht rezultatit. Jam i kënaqur që fituam përballë një kundërshtari si Sportingu, që na dhanë 3 pikët e para në Europa League.Por edhe personalisht për dy golat”tha ai.
 
 
Skënderbeu fiton 360 mijë Euro, 30 milionë Lekë për lojtarët
Fitorja ndaj Sportingut nuk ka vetëm vlerën historike të 3 pikëve në Europë, pasi korçarët fitojnë 360 mijë Euro nga UEFA, nga të cilat 30 mln Lekë presidenti Takaj i kishte vendosur për ‘kokën’ e Sportingut. Ndërsa ndryshe nga ndeshjet e tjera që ka zhvilluar këtë edicion në Europë përballë Sportingut në Elbasan kishin udhëtuar një numër i vogël tifozësh.


d.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A justifikohen aktet e dhunes gjatë një proteste politike?



×

Lajmi i fundit

Uragani Milton, 5 viktima në Florida! Shtëpi të shkatërruara dhe 3 milionë banesa pa energji elektrike (FOTO)

Uragani Milton, 5 viktima në Florida! Shtëpi të shkatërruara dhe 3 milionë banesa pa energji elektrike (FOTO)