Europa League, Skënderbeu i pa fat
barazohet në fund, mbyllet 1:1

Europa League, Skënderbeu i pa fat<br />barazohet në fund, mbyllet 1:1
Një Skenderbe i pafat në sfidën e  “play offit” të ndeshjes te “Europa League” në transfertë kundër Dinamos se Zagrebit.

Korçarët arritën që të kryesojnë deri në minutën e ‘94, por u ndëshkuan në sekondën e fundit falë një goditje dënimi të vendasve që e shfrytëzuan më së miri.

Bardhëkuqtë arritën që të kalonin në avantazh që në minutën e 10-të me anë të nj goli nga  Latifi, arbitrit e akordoi për pozicion jashtë loje e i mohoi golin Skënderbeut.
 
Por, pavarësisht kësaj Skënderbeu arriti që të gjejë sërisht rrjetën në minutën e 37-të me anë të Liridon Latifi.

Me nisjen e pjesës së dytë ekipi ynë arriti që të gjejë serish golin me Soëe, por në këtë rast ishte ne pozicion jashtë loje.

Në minutat në vazhdim korçarët u tërhoqën në mbrojtje për te ruajtur avantazhin , por në minutën 90 -të u ndëshkuan nga ana e Henriquez.

Ndeshja e kthimit do të luhet të enjten e ardhshme në stadiumin “Elbasan Arena”.



skenderbeu zagrebi

  • Sondazhi i ditës:

    A besoni se do realizohet vota e diasporës për zgjedhjet e ardhshme?



×

Lajmi i fundit

'Je në kontradiktë me atë që the', e ftuara braktis emisionin: Mos analizo fjalën time, mos ndërhy tek unë

'Je në kontradiktë me atë që the', e ftuara braktis emisionin: Mos analizo fjalën time, mos ndërhy tek unë