‘Mama’ apo ‘baba’ ja kuptimi i fshehur pas fjalës së parë që thotë fëmija juaj

‘Mama’ apo ‘baba’ ja kuptimi i fshehur pas fjalës së parë që thotë fëmija juaj

Foto ilustruese

A ka nisur të flasë i vogli juaj? Apo jeni ende duke pritur me entuziazëm fjalët e para që ai do të thotë? E nëse i ka thënë fjalët e para, ja çfarë kuptimi kanë ato.

Të vegjlit fillojnë të shprehen me tinguj që kur janë fare të vegjël, më pas ata fillojnë të mësojnë si të flasin, pasi kalon në disa procese në atë të dëgjimit, mësimit dhe mirëkuptimit.Kur fëmija bën gjashtë muajsh ai fillon të përdorë gjuhën, buzët për të nxjerrë rrokje që sigurisht janë të rastësishme. Ai fillon të flasë fjalët e tij të para, që mund të rimojnë si “baba” dhe “mama”.

Sipas shkencës, ka disa fakte interesante që mund të nxirrni nga fjalët që i shtrenjti juaj zgjedh të thotë në herët e tij të para. Dëgjimi i fjalëve të para të fëmijës suaj është një nga pikat më të rëndësishme që do të arrini ndonjëherë në jetën e tij.

Kur e thonë foshnjat fjalën e parë?

Në muajin e 8 ose të 9 do të dëgjoni rastësisht fjalën mama ose baba dhe disa fjalë që kanë dy rrokje.

Çfarë kuptimi kanë fjalët ‘Mama’ ose ‘Baba’?

Shumë prindër e presin me ankth atë moment historik dhe madje mund të derdhin lot pasi kanë dëgjuar vajzën ose djalin e tyre të vogël të thotë ‘Mama’ ose ‘Baba’.Amanda Jenner, autore dhe eksperte për fëmijë me mbi 20 vjet përvojë për të gjetur kuptimin e fjalëve të para të fëmijëve flet më tepër mbi këtë temë.

Sipas ekspertes, ‘Mama’ dhe ‘Baba’ janë fjalët e para më të zakonshme, e radhës në listë është në fakt ‘bye bye’, këto fjalë janë një reflektim i rrethanave dhe mjedisit ku fëmija jeton, zhvillohet dhe rritet dita ditës.

Ekspertja thekson se kjo është për shkak se foshnja merr dhe përgjigjet ndaj asaj që dëgjon rreth tyre. Shumë prindër inkurajojnë fjalë si mama dhe baba, kjo është arsyeja pse ato janë më të zakonshmet. Por nëse fëmija juaj dëgjon shpesh emrin e kafshës suaj, ka të ngjarë që ai ta përsërisë atë shumë herët në zhvillimin e tij.

Në thelb fjalët e para të fëmijës janë një pasqyrim i shtëpisë ku fëmija rritet.Sipas ekspertes prindërit shpesh mendojnë se fjalët e para të foshnjës së tyre janë ‘ahh’ ose ‘ooohh’, por nuk është kështu. Foshnjat në fakt i njohin vetë fjalët rreth katër deri në pesë muajsh, ndonjëherë edhe e dinë emrin e tyre.

Procesi i zhvillimit të përsëritjes së asaj që dëgjojnë fillon disa muaj më pas. Pra, ka të ngjarë që fëmija juaj të fillojë të praktikojë tingujt fonetikë, përpara se të ketë sukses në shqiptimin e fjalëve të para. Amanda thotë se fjala e parë e foshnjës suaj ka të ngjarë të dëgjohet rreth 10-12 muajsh.

 

M.T/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë