Pas ndeshjeve të Champions League, sonte riktehet edhe Uefa League me disa ndeshje mjaft të forta dhe të paparashikueshme. Kështu mes ndeshjeve më interesante, spikat ndeshja e Londrës mes Totenhemit dhe Interit. Dy ekipet vijnë pas një forme të mirë në kampionat dhe kërkojnë vazhdimësi edhe në Evropë.

Stramacioni ka përgatitur ekipin motivisht dhe fizikisht për një përballje që mund të dhurojë surpriza kur mendon që përballë do të ketë një super futbollist si Bejl që ka shënuar vazhdimisht në ndeshjet e fundit.

Në ndeshjet e tjera Celsi do të udhëtojë drejt Bukureshtit për tu ndeshur me Steauan, Shtutgardi do të presë Lazion e Lorik Canës në shtëpi, e cila vjen pas humbjes me Milanin. Në ndeshjet e tjera Fenerbace udhëton në Bjellorusi për ndeshjen me Viktori Plzen, Baselinm e pret Zenti i supermotivuar pas eleminimit të Liverpulit, Benfika pret Bordon dhe Levante Rubin Kazanin.




Dylber Balla