Napoli shkëlqeu në sfidën kundër Salcburgut duke hedhur një hap më tej drejt kualifikimit në fazat e mëtejshme. Skuadra e kaltër arriti të fitojë me rëzultatin e thellë 3-0 ndaj skuadrës mike. Në sfidën e luajtur në qytetin e Napolit shënuan për skuadrën vendase Milik në minutën e 10-të Ruiz në minutën e 18-të dhe Onguene në minutën e 58-të.
Tjetër skuadër e cila arriti rezultate të këaqshme ishte skuada e Chelsea-s e cila mposhti 3-0 Dinamon e Kievit. Anglezët bënë një lojë të shkëlqyer me një dominim të topit dhe lojës. Për Chelsean shënuan Pedro në minutën e 18-të Uillian në minutën e 65-të dhe Odoi në atë të 90-ën.
Sfida tjetër mes Valencias dhe Krasnodarit skoi tepër mirë për spanjollët pasi arritën të dominojnë me rezultatin 2-1, ku për vendasit Rodrigo arriti të gjejë dy herë portën në minutën e 12-të dhe në atë të 24-ën. Golin e nderit për miqtë e shënoi Klaeson në minutën e 63′ pas një super aksioni të realizuar nga Krasnodar.
Interi nuk arriti të marë më shumë se një pikë në ndeshjen kundër Frankfurt. Asnjëra nga skuadrat nuk arriti të gjejë asnjëherë portën kundërshtare edhe pas tentativave të shumta për të shënuar.