Evropa po përjeton një nga episodet më të ashpra të dimrit, ndërsa stuhia Goretti, e para stuhi e emërtuar e vitit 2026, ka përkeqësuar kaosin masiv në transportin ajror, hekurudhor dhe rrugor që ka mbërthyer të gjithë kontinentin.

Stuhia Goretti në drejtim të Britanisë së Madhe
Mbretëria e Bashkuar është për momentin vendi që do të goditet më fort nga kjo stuhi. Autoritetet paralajmërojnë se pritet të bjerë deri në 25 cm dëborë ndërsa erërat të arrijnë një intensitet mbi 90 km në orë. Lajmërimet për popullatën atje që të mos dalin nga shtëpitë, shoqërohen me alarmin 'rrezik për jetën'. Si pasojë e reshjeve, shumë fshatra në Skoci janë mbuluar nga bora ndërsa banorët e kanë përshkruar situatën si dimri më i keq në 25 vitet e fundit.
Franca, Hollanda, Belgjika, Gjermania dhe Rumania janw gjithashtu në rrezen e kësaj stuhie. Këto vende janë goditur fort nga reshjet e dendura të dëborës, erërat e forta deri nw 110 km/orë dhe ngrica, që kanë detyruar autoritetet të mbyllin shkolla, anullojnë fluturime e pezullojnë linja hekurudhore.

Kulla Eiffel e veshur me të bardha
Aeroporte kryesore të kontinentit si Charles de Gaulle në Paris dhe Heathrow në Londër kanë raportuar vonesa të gjata dhe qindra fluturime të anulluara. Situata është e ngjashme edhe në aeroporte të tjera në Belgjikë, Gjermani dhe Holandë, ku bora dhe erërat e forta kanë penguar operacionet normale.

Avionë të Air Francë në pistën e mbuluar nga dëbora në aeroportin Charles de Gaulle
Në Amsterdam, mbi 700 fluturume u anulluan dhe 1 mijë pasagjerë kaluan natën në Aeroportiin e Schipholit, një nga aeroportët më të mëdhenj të Europës. Në Paris u anulluan 140 fluturime, ndërsa në Belgjikë u anulluan 90 të tilla.

Pamje nga aeroporti i Schipolit ku u bllokuan 1000 persona
Gjermania është goditur gjithashtu nga stuhitë e acarit dhe erëra që në disa zona arrijnë deri në 130 kilometra në orë. Shërbimi Meteorologjik Gjerman ka paralajmëruar për rrezik ekstrem në akse të rëndësishme nga Bremeni drejt Berlinit, ndërsa temperaturat pritet të zbresin deri në -20 gradë Celsius në disa rajone lindore.
Ndërprerje të mëdha janë shënuar edhe në rrjetin hekurudhor evropian. Shërbime ndërkombëtare si Eurostar dhe Thalys kanë pësuar vonesa dhe anulime për shkak të binarëve të mbuluar nga bora dhe akulli. Praktikisht linjat hekurudhore që lidhin Amsterdamin, Londrën,Parisin dhe Brukselin janë të anulluara për shkak të shinave të ngrira.
Në Rumani, reshjet e dendura të borës kanë shkaktuar mbyllje rrugësh dhe vonesa në transportin ajror dhe hekurudhor, veçanërisht në rajone si Transilvania dhe Vllahia.
Meteorologët paralajmërojnë se stuhia Goretti nuk do të zbrapset edhe në ditët në vijim, me luhatje të forta temperaturash dhe valë të tjera ngricash, duke e mbajtur Evropën nën presion dhe duke shtuar pasigurinë për udhëtimet në të gjithë kontinentin.
Komente










