Europa nën dëborë, Australia e përfshirë nga zjarret...kanguri filmohet duke u freskuar në pishinë (VIDEO)

Europa nën dëborë, Australia e përfshirë nga zjarret...kanguri filmohet duke u freskuar në pishinë (VIDEO)

Kanguri

Kur Europa është mbuluar nga shirat dhe dëbora, moti ekstrem në Australi, me temperatura mbi 42 gradë e detyroi një kangur të hidhej në pishinën e një familje për t’u freskuar.

Familja në New South Wales të Australisë filmoi një kangur 70 kilogramësh duke u larë në pishinë gjatë fundjavës.

Në këtë kohë, në Australi koalat dhe kafshët tjera janë parë  duke u arratisur në zona më të sigurta për shkak të zjarreve që kanë përfshirë vendin.

Edhe pse nuk njihen si kafshë që dinë not mirë, kangurët kërkojnë hapësira të mbuluara më ujë që të freskohen në ditë të nxehta.

Kujtojmë që në katër shtete të Australisë kanë shpërthyer rreth 200 vatra zjarresh, ku gjysma prej tyre në Neë South Wales dhe 60 shumë aktive.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Vrasja e 47 vjeçarit në Tropojë, autori arrestohet pas 3 ditësh, ishte fshehur në një banesë të braktisur në Markaj

Vrasja e 47 vjeçarit në Tropojë, autori arrestohet pas 3 ditësh, ishte fshehur në një banesë të braktisur në Markaj