Situata katastrofale në Europën Perëndimore, shkon në 180 numri i viktimave! Merkel viziton zonat e përmbytura: Gjuha gjermane s'ka fjalë t'i përshkruajë këto pamje

Situata katastrofale në Europën Perëndimore, shkon në 180 numri i viktimave! Merkel viziton zonat e përmbytura: Gjuha gjermane s'ka fjalë t'i përshkruajë këto pamje

Pamje nga pastrimi i lagjeve në Gjermani

Vijon të rëndohet bilanci i viktimave nga përmbytjet në Europën Perëndimore, ku numri i tyre ka shkuar mbi 180, ndërsa qindra të tjerë rezultojnë ende të zhdukur. Deri më tani vetëm Gjermania ka raportuar për 156 viktima ku 4 prej tyre janë zjarrfikës, ndërsa në Belgjikë janë shënuar rreth 24 viktima. Po ashtu reshje të dendura shiu kanë përfshirë edhe Zvicrën, Luksemburgun e Holandën, ku kryeministri Mark Rutte ka shpallur gjendjen e katastrofës kombëtare në një provincë jugore.

Ndërsa ujërat kanë filluar të tërhiqen dhe reshjet e shiut kanë pushuar, Gjermania së bashku me forcat ushtarake ka filluar pastrimin e lagjeve në mënyrë që të normalizohet situata. Siç shikohet edhe nga pamjet rrugët e qytetve janë të mbushura me baltë.

Sakaq kancelarja gjermane Angela Merkel ka vizituar zonat e përmbytura dhe ka premtuar ndihma të shpejta për rajonet e prekura nga katastrofa.

Udhëheqësit evropianë kanë fajësuar motin ekstrem në ndryshimin e klimës, ndërsa ekspertët thonë se bota tashmë është ngrohur me rreth 1.2C që nga epoka industriale.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 19:29
Gjermania e “gjunjëzuar” nga përmbytjet, pasardhësi i Merkel u filmua duke qeshur, kërkon falje publikisht

Kandidati demokrat për kancelar në Gjermani, Armin Laschet ka kërkuar falje pasi u filmua duke qeshur gjatë një vizite në zonat e prekura nga përmbytjet në vend.

Guvernatori i Reno-Vestfalia u shfaq duke qeshur me disa politikanë të tjerë, ndërsa presidenti i vendit, Frank-Walter Steinmeier jepte një deklaratë për shtyp në mbështetje të personave të dëmtuar nga përmbytjet.

Në një shënim në rrjetet sociale, Laschet kërkoi ndjesë publike për sjelljen e tij duke e cilësuar si të papërshtshme.

‘Jemi pranë me zemër, me ato që janë prekur nga përmbytjet. Me vjen shumë keq për përshtypjen që u krijuar nga sjellja ime. Kjo ishte e papërshtatshme dhe më vjen keq.’- tha Armin Laschet.

Ora 15:30
180 të vdekur nga përmbytjet, kancelarja Angela Merkel mbërrin në zonat e shkatërruara nga përmbytjet

Kancelarja Angela Merkel e shoqëruar nga kryeministri Rhineland-Palatinate, Malu Dreyer ishin të pranishëm në komunitetin e Schuld (Rhineland-Palatinate), i cili u godit më rëndë nga përmbytjet për sa i përket numrit të humbjeve të jetëve të qytetarëve.

Në një deklaratë për shtyp pas vizitës në zonën e katastrofës, Kancelarja Merkel tha shumë qartë: "Ne jemi pranë jush." ​​Dhe më tej ajo shtoi: "Gjermania është një vend i fortë. Ne do të mbrohemi nga kjo forcë e natyrës, "- tha Kancelarja dhe u kërkoi qytetarëve të dhurojnë para për të prekurit, pasi kjo është aktualisht më e dobishmja.

Sipas Merkel, kabineti federal do të vendosë një paketë ndihme të mërkurën. Paketa do të përfshijë ndihmë afatshkurtër, afatmesme dhe afatgjatë për ata që preken nga përmbytja. Ka pasur gjithashtu një koordinim të ngushtë me qeverinë e shtetit Rhineland-Palatinate që nga e Premtja.

“Ne jemi këtu për ta bërë të qartë se ne nga pala federale natyrshëm kemi një pamje reale të situatës surrealiste, fantazmë. Është e frikshme, gati do të thosha se gjuha gjermane vështirë se di ndonjë fjalë për shkatërrimin që është bërë. Dhe është tepër ngushëlluese se si njerëzit qëndrojnë së bashku, si ndihmojnë njëri-tjetrin, çfarë solidariteti ka ”, tha Kancelarja Merkel të Dielën pasdite.

SI.E./B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Humbi jetën pasi ra nga 10 metër lartësi në vendin e punës, zbulohen detaje të reja lidhur me 41- vjeçarin shqiptar në Itali

Humbi jetën pasi ra nga 10 metër lartësi në vendin e punës, zbulohen detaje të reja lidhur me 41- vjeçarin shqiptar në Itali