Europa, Skënderbeu përballë çekëve
Daja: Do të kualifikohemi në “play-off’

Europa, Skënderbeu përballë çekëve<br />Daja: Do të kualifikohemi në “play-off’
Nesër Skënderbeu do të luajë përballë Mlada Boleslav në Elbasan me objektiv kalimin në fazën e “play-off’ në Europa League.
 
Trajneri Ilir Daja është i bindur se Skënderbeu do të përmbysë humbjen 2-1 një javë më parë në Çeki për të vazhduar më tej.
 
Kemi marrë masat, për sfidën e kthimit e kemi përgatitur më mirë këtë ndeshje dhe do të bëjmë gjithcka për të arritur kualifikimin.
 
Mlada luan më shumë në grup. Me Kairatin arritëm të kualifikoheshim, të njëjtën gjë do të kërkojmë të bëjmë dhe me Mladën.
 
Nuk është mirë të merrem me replika me presidentin, por kur fiton ekipi merita është e të gjithëve bashkë dhe kur humbet ekipi , duhet të jetë po e njëjta gjë, pra të gjithë të marrim përgjegjësitë që na takojnë.

Kur skuadra humbet është me e lehtë që përgjegjësitë të kalojnë mbi trajnerin, por ne do të përpiqemi të fitojmë në këtë sfidë të kthimit, për të kënaqur edhe presidentin
” deklaroi ai.

Skënderbeut do i mjaftonte edhe një fitore 1-0 për të kaluar në në fazën e “play-off’ në Europa League.


dy.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A mendoni se protestat mund ta forcojnë pozicion politik të PD-së?



×

Lajmi i fundit

Ivi Kaso flet për bisedat me Salianjin, mandatin e Manos dhe protestën: Andrean s’e shoh te Basha, Ervini më tha...

Ivi Kaso flet për bisedat me Salianjin, mandatin e Manos dhe protestën: Andrean s’e shoh te Basha, Ervini më tha...