Europa, Skënderbeu nis nga Kievi
aventurën, Takaj 100 mijë € shpërblim

Europa, Skënderbeu nis nga Kievi<br />aventurën, Takaj 100 mijë € shpërblim
Skënderbeu nis sot nga Kievi aventurën në fazën e grupeve të Europa League.Duke nisur nga ora 19:00 në stadiumin Olimpiski Skënderbeu do të përballet me vendasit e Dinamos së Kievit që janë edhe skuadra më e fortë e grupit B dhe kundërshtari më i vështirë.
 
Skuadra e drejtuar nga Ilir Daja është stërvitur dje në stadiumin e ndeshjes me të gjithë futbollistët në dispozicion ndërsa mesfushori Nimaga nuk do të jetë i gatshëm për shkak të pezullimit dhe vendin e tij mund ta zërë Bruno Dita.
 
Në konferencën për shtyp përpara ndeshjes trajneri Daja është shprehur i bindur se Skënderbeu ka shanset e tij në këtë takim duke sqaruar se të besuarit e tij janë në formë të përballen me çdo kundërshtar.

Kapiteni Orges Shehi flet edhe për sezonin e kaluar ku skuadra shqiptare mungoi për shkak të pezullimit. Portieri thotë se Skënderbeu është rikthyer më i fortë.
 
Shehi vlerëson Dinamon e Kievit por nënvizon se edhe tek Skënderbeu gjërat kanë ndryshuar për mirë.Kjo është përballja e parë e Dinamos së Kievit me skuadrat shqiptare në kompeticionet Europiane ndërsa ka një seri prej tre fitoresh radhazi në shtëpi.
 
Nga ana tjetër edhe Skënderbeu ka një bilanc të mirë pasi ka humbur vetëm një nga katër ndeshjet e fundit në transfertë në Europa League.
 
Atmosfera mes dy klubeve ka qënë shumë miqësore në darkën zyrtare. Presidenti Takaj motivon skuadrën duke vendosur premio 100 mijë euro për fitoren dhe 50 mijë për barazimin.


dy.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A mendoni se protestat mund ta forcojnë pozicion politik të PD-së?



×

Lajmi i fundit

Champions League/ Juventus monumental, me dhjetë lojtarë përmbys 2-3 Leipzig! Lille mposht Real Madridin, Aston Villa fiton me Bayern! Shënon Gjimshiti, tri pikë Liverpool

Champions League/ Juventus monumental, me dhjetë lojtarë përmbys 2-3 Leipzig! Lille mposht Real Madridin, Aston Villa fiton me Bayern! Shënon Gjimshiti, tri pikë Liverpool