Ja disa ide për të udhëtuar në stinën e ngjyrave

Sllovenia – mbarë vendi festoon me eufori festën e Shën Martinit (11 nëntor). Është koha kur vera shijon më shumë madje kombinimi mes ushqimit dhe verës ëhtë një fiksim I vërtetë. Ia vlen të vizitosh në këtë kohë një nga tre krahinat e njohura për vreshtat si Podravje,Primorska e Posavje. Proshuta shoqërohet më ullinj të zinj dhe një gotë Teran cfarë konsiderohet si e përsosur. Ka një sintoni të mrekullueshme mes pjatave me mish si gulashi dhe verës  Cvicek.
 
Hollanda- mes artit dhe kanabisit mund të konsiderohet një fundjavë vjeshte në Hollandë. Kanalet e Amsterdamit mbushin plot 400 vjet në nëntor dhe muajin e ardhshëm do të ketë një shpërthim të vërtetë arti dhe dritash. Në Haarlem, në Teylers Museum, deri në janar të vitit 2014 do të qëndrojnë të ekpsozuara 100 vepra të Rembrandit.  Pastaj është edhe  Cannabis Cup, sërish në Amsterdam, nga 24 deri në 28 nëntor . 
 
Turqia, kushte të përsosura- Në nëntor klima e Stambollit në brigjet e Egjeut jep më të mirën e saj. Nëse kësaj I shton edhe aktivitetin në ajër të pastër atëherë gjithcka shndërrohet në një pasion të vërtetë. Në Bursa, në Anadollin perëndimor në mes të muajit të ardhshem vihet në skenë Festival i Karagöz: pesë ditë festë dhe spektakël që festojnë traditën e teatrit  me buratinë. Në vjeshtën e vonë, kur bie dëborë, mund të bësh ski në malet e Kaçkar, shumë pranë Detit të zi.
 
Andaluzia e gjitha për ty- provinca e Málaga-s  është një nga destinacionet më të bukura të Andaluzisë. Atmosfera e vjeshtës është rrallë dhe magjike. Ronda është ndoshta më mbresëlënësi nga fshatrat e bardhë të zonës, dhe e ka marrë emrin ngaqë është e rrethuar nga malet. Një vend I aftë për të intriguar personalitete si Hemingëay, që bëri të pavdekshme Sheshin e Spanjës në veprën e tij “Për kë bien  këmbanat”
 
Parisi- kryeqyteti mund të ndihet edhe na aroma e kafeve pariziane të cilat janë sallone për banorët e lagjes. Vende ku mund të hash, të pish, të lexosh, të shkruash dhe të njohësh njerës, të dashurohesh apo të ndahesh. Në sallat e :es Deux Magots  ndihet akoma prania e Sartrit dhe Pikasos, por nuk është I vetmi vend që mund të vizitoni. Përgjatë kanalit të famshëm Saint-Martin, atmosferë informale ka filluar të bëhet gjithnjë e më e ndjeshme. Dhe nëse dëshironi që të gjeni paqe në një kafene, atëherë mund të provoni Café La Fusée pranë qendrës Pompidou. E famshmja Café de Flore është në bulevardin Saint-Germain dhe nuk ka humbur aspak nga shkëlqimi I kohës së lavdishme të Simone de Beauvoir.
 
Umbria- Montefalco e Bevagna, dy vende që duket sikur kanë dalë nga kartolina dhe pastaj pyjet si Gualdo Cattaneo, Giano dell'Umbria e Castel Ritaldi. Janë vetëm disa nga pikat interesante përgjatë rrugës për në Umbra, e mrekullueshme për tu përshkuar më makinë, motor apo bicikletë. Mund të vendoseni në Bevagna ku vendasit janë mjaft mikpritës. Në rrugën drejt Spoletos, mund të shijoni verërat e prodhuesve vendas. Vera e tyre  Montefalco Sagrantino DOCG është e famshme.

Shkrimi u publikua sot (18.10.2013) në gazetën Shqiptarja.com (print)

Redaksia Online
(d.d/shqiptarja.com)