Europarlamentari Langer: Në
Shqipërinë e trazuar, dhjetor 1990

Europarlamentari Langer: Në <br />Shqipërinë e trazuar, dhjetor 1990
Integrimi i Shqipërisë në instancat europiane ka nisur menjëherë pas rënies së sistemit diktatorial dhe vendosjes sëdemokracisë. Në periudhën e fillim viteve ‘90 situata politike, sociale, ekonomike ishte ndër më të brishtat në Ballkan, duke kthyer vështrimin e ndërkombëtarëve nga vendi jonë. Një figurë e rëndësishme e atij fillim tranzicioni ishte dhe europarlamentari Alexander Langer. Por kush ishte Langer dhe cili ishte kontributi i tij për Shqipërinë?

I lindur në një provincë të Italisë të banuar nga një popullsi gjermano folëse, Langer ka kryer disa profesione si gazetar, politikan, aktivist paqeje, mësues dhe përkthyes. Në vitet `70 ai u bë pjesë e Partisë së Gjelbër në Itali duke nisur rrugën drejt politikës. Kështu nisi të përfshihet në aktivitete që kishin në fokus paqen kryesisht në vendet e Lindjes së Mesme. Si një përfaqësues i Parlamentit Evropian ai zgjeroi aktivitetin si dhe dha ndihmesën e tij në shumë shtete duke përfshirë këtu Izraelin, Rusinë, Brazilin, Maltën, Libinë, Egjiptin, Argjentinën e në veçanti iu dedikua përpjekjeve për vendosjen e paqes në Jugosllavi gjatë vitit 1990. Aktivisti ka ndërruar jetë në vitin 1995 dhe për nder të tij është hapur dhe është funskional një fondacion i cili mban emrin Alexander Langer.

Në relacionet e shumta drejtuar Parlamentit Evropian, Langer, ka ngritur problematikat që konstatoi gjatë vizitave të tij në Shqipëri, si dhe ka ofruar zgjidhjet për to. Këto dokumenta i risjellim në ditët e sotme ndoshta për të bërë një krahasim me çështjet e kohës së atëhershme si dhe të sotmet. Jo vetëm aktorët e politikës nuk janë ndërruar që nga vitet `90, por vazhdojnë edhe problemet e shumta të cilat na pengojnë në integrimin e aq shumëpërfolur dhe aspiruar. Sipas një relacioni të vitit 1991, e cila përkon dhe me vizitën e Langer në Shqipëri përshkruhet këndvështrimi i tij mbi situatën në vend. Jo vetëm kaq, por europarlamentari i ndjerë ka hartuar edhe një ditar mbi vizitat e kryera në vend. “Sipas kërkesës së Komisionit Politik të Parlamentit Evropian, jam drejtuar në Shqipëri për të vrojtuar situatën politike si dhe mundësitë e integrimit të atij vendi në Komunitetin Evropian. Kam pasur fatin të vizitoj Shqipërinë në ditët vendimtare të 11-17 dhjetor 1990 të cilat kanë shenjuar prishjen e regjimit të vjetër, por pa e asgjësuar përfundimisht atë. Ajo çka kuptova është që Evropa dhe në veçanti Italia kanë një borxh të madh ndaj Shqipërisë, të cilin duhet të fillojnë t’a shlyejnë,”- shkruan Langer në kujtimet e tij.

Më pas në referimet e tij për Shqipërinë thuhet se ka mundur të jetojë ditë emocionuese, ndërkohë që ngriheshin në mënyrë të brishtë themelet e para të institucioneve demokratike, duke përmendur këtu Partinë Demokratike, të formuar në mbledhjet studentore të dhjetorit.”Si përmbledhje e parë mund të themi këtë: Një lumë ka shpërthyer dhe nuk mund të jetë tërhiqet mbrapa, duke kujtuar këtu spektrin e Rumanisë e cila përfaqëson më së miri atë që duhet shmangur. Tashmë në Shqipëri qeveria si dhe opozita kërkojnë ndihmë nga Evropa pasi duan dalin nga izolimi. Presidenti Ramiz Alia ndoshta duke i përngjasuar pak Gorbaçovit, do t’a lëshojë pushtetin dalëngadalë duke evituar përjetimin tramautik të tranzicionit. Megjithatë etja për demokraci ende nuk është një zëvendësim alternativ në një shoqëri që ka jetuar me dekada pothuajse në izolim total nga pjesa tjetër e Evropës dhe nën regjimin e rreptë të kontrollit që nuk toleronte asnjë hapësirë për pluralizmit social.”

PJESË NGA DITARI I ALEXANDER LANGER GJATË VIZITËS SË TIJ NË SHQIPËRI
Ditari i një udhëtimi në Shqipëri, në dhjetor 1990, i mandatuar nga Komiteti Politik i Parlamentit Evropian për të përgatitur një raport dhe një projekt-rezolutë në marrëdhëniet ndërmjet Shqipërisë dhe Komunitetit Evropian. “Me kërkesën unanime të kolegëve vendosa të shkoj në Shqipëri, me qëllimin për të kuptuar më drejtpërdrejtë zhvillimet e situates politike në atë vend. Edhe para se të profilizoheshin ngjarjet e fundit, data e udhëtimit ishte planifikuar për javën e dytë të dhjetorit 1990. Programi i vizitës përfshinte takime të shumta me autoritetet e ndryshme dhe disa ekskursione; kontaktet jozyrtare me aktorët dhe kritikët e regjimit nuk mund, sigurisht, të fiksoheshin nëpërmjet kanaleve zyrtare dhe disa prej tyre kishin filluar para udhëtimit, por nuk kishte asnjë garanci për sukses.” Langer u shoqërua në këtë udhëtim nga Mme.Martine Charriot-Schneider, shef i studimeve zyrtare të Parlamentit, dhe prof. Michele Colafato, një sociolog në Universitetin “La Sapienza” të Romës si dhe një vendase e komunitetit “Arberesh” në Molise. Në marrëdhëniet e Komisionit Politik Langer ka diskutuar për herë të parë në 1990/ 12/19, dhe e dyta më 01/09/1991, duke aprovuar njëzëri në atë rast (përveç dy abstenime) projekt-rezoluten e paraqitur nga Langer, e cila parashikon hapjen e marrëdhënieve midis KE-së dhe Shqipërië, nxitjen e proçesit demokratik, hyrjen e Shqipërisë në KSBE, bashkëpunimin mesdhetar me Shqipërinë, krijimin e shkëmbimeve kulturore, ekonomike, shkencore dhe teknike, si dhe i kërkon qeverisë shqiptare që të shtyjë datën e zgjedhjeve për të lejuar të gjitha forcat politike të realizojnë përgatitjen adekuate. Së fundi fton pakicat (sidomos greke) të mos largohen nga vendi, dhe qeveria t’i pajisë ata me kushte të përshtatshme të jetës dhe të punës si dhe të kthehen pa diskriminim ata që kanë ikur.”Rezoluta Langer” u miratua nga Parlamenti Evropian, pas diskutimeve, në Strasburg, më 1991/02/22, duke hapur rrugën për marrëdhënie normale midis KE-së dhe Shqipërisë.

10 DHJETORI I VITIT 1990

E Hënë - Pas ndjekjes një javë të seminareve në Amerikën Latine (Argjentinë, Uruguaj), me grupe mjedisore mbi temat e ‘“ekologjisë sociale” dhe “mjedisit dhe varfërisë”, kthehem në Itali. Nuk ka kohë të mjaftueshme për të shkuar në shtëpi, për shkak se të nesërmen unë duhet të nisem shumë herët për në Shqipëri. Pra, për fat të mirë, nuk më arrin lajmi se ambasada shqiptare në Romë dhe Ambasada Italiane në Tiranë do të donin të më shtynin udhëtimin, pasi qeveria shqiptare nuk është e kënaqur që të ketë vizita gjatë periudhës të tensioneve politike. Gazetat e të hënës botojnë tregime të shkurtra të lajmeve mbi protestat e studentëve në Tiranë, duke iu referuar problemeve të ngrohjes së pamjaftueshme në kolegje.

11 DHJETOR 1990
E Martë – Nisem me Colafato nga Roma në Bari, dhe nga atje në Tiranë, Mme.Charriot në Bari nuk është në aeroplan, dhe atëherë unë kuptoj se duhet të ketë pasur disa probleme.
Në gazetat shkruhen më shumë lajme në lidhje me protestat e studentëve në Tiranë, dhe flitet për demokracinë dhe pluralizmin, jo më për probleme të ngrohjes. Në aeroportin e Tiranës na pret krye-protokolli i Parlamentit shqiptar. Ne jemi me fat: na është caktuar si përkthyes, një shkencëtar i ri politik shqiptar, të cilin në një konferencë në Itali pata mundësinë ta njoh dhe vlerësoj. Me dy makina të shtetit (Peugeot) arrijmë në qytet. Çfarë shihet në fshatin përreth, të kujton pjesën jugore të Italisë të rreth 40-50 vjet më parë,shumë bagëti, kullota edhe përgjatë rrugës, pak trafik (thuajse vetëm kamionë, traktorë dhe ndërlidhës); automjete të thjeshta tëtërhequra nga kafshët, njerëzit mbi gomarë, mushka, kuaj dhe shumë në këmbë, shpesh memjete dhe produkte bujqësore. Të shpërndarë në fshat ju mund të shihni bunkerë shumë të vegjël, të quajtur “kërpudha”, të cilat janë një dëshmi e doktrinës së mbrojtjes kombëtare shqiptare.Janë ndërtuar, me përpjekje të madhe, pas pushtimit sovjetik të Çekosllovakisë. Ndoshta atëhere një ndërhyrje shumë e ngjashme në Shqipëri nuk ishte aq e pamendueshme. Pyes veten nëse këto mini-bunker do të kishin lejuar një mbrojtje jo vetëm heroike,por edhe të efektshme ...Pas mbërritjes në Tiranë, takohem me ambasadorin italian, duke marrë parasysh se Italia aktualisht mban presidencën e KE-së, i cili më informoi në lidhje me situatën. Menjëherë më pas Ministria e Jashtme zhvilloi takimin e parë zyrtar të paramenduar. Bëhet fjalë për një bisedë të gjatë me Rolanda Dhimitrin, zëvendës-kryetare e Komisionit për Punët të Jashtme të Parlamentit Shqiptar dhe zëvendës-rektore e universitetit “Enver Hoxha” në Tiranë, së bashku me Drejtorin Politik të Ministrisë, Petraq Pojani. Të dy shprehën besim në proçesin e demokratizimit e filluar nga presidenti Ramiz Alia dhe shpresojnë që më në fund të ketë një marrëdhënie të ngushtë me Europën në përgjithësi, si dhe Bashkësinë e 12 në veçanti. Ka ankesa rreth ftohtësisë së treguar në Konferencën CSBE në Paris kundrejt Shqipërisë (e pranuar si një vëzhgues, jo si një anëtar me të drejta të plota) dhe për mungesa e përgjigjes kundrejt pyetjes shqiptare për vendosjen e marrëdhënie reciproke ndërmjet EC dhe Shqipërisë. Të anketuarit në lëvizjet studentore, bashkëbiseduesit tanë kanë tendencë për t’u përgjigjur për rënien ekonomike(çështje që lidhen me ngrohjen, mungesën e energjisë për shkak të një thatësire verore ...), por gjithashtu shohin si një faktor të rëndësishëm përshpejtimin e reformave të ndërmarra nga Presidenti Ramiz Alia. Gjatë bisedës sonë dhe darkës së mëvonshme, ne shohim tu vijnë mesazhe të ndryshme ndoshta me telefon. Më vonë gjejmë arsyen: gjatë bisedës sonë ka patur një takim të Ramiz Alisë me një delegacion të studentëve në selinë e partisë, dhe padyshim duan të jenë të përditësuar mbi ngjarjet. Ne konstatojmë se gjatë bisedimeve termi “pluralizmi politik” fillon të jetë kryefjala. Me padurim presim fundin e darkës zyrtare, sepse në rrugë dëgjohen zhurmat që duket se tregojnë tubime në progres. Vendosim të largohemi menjëherë pas përcjelljes nga mysafirët tanë. Tirana në përgjithësi është pak e ndriçuar, ka shumë baltë dhe shumë pellgje. Por ndjekim thjesht njerëzit që duket të jetë drejtuar kryesisht në të njëjtin vend, dhe i afrohemi burimit të zhurmës: sheshi I madh te ‘qyteti i studentit’ose “konviktet” siç quhen atje. Dhe gjejmë, për habinë dhe kënaqësinë time, një asamble prej të paktën 20.000 të rinjsh , jashtë dhe në errësirë.Përmes autoparlantit dëgjohet inçizimi i takimit mes delegacionit dhe Ramiz Alisë (i përbërë nga rreth 30 njerëz, përfshirë tetë vajza dhe 4-5 mësues, të quajtur “pedagogë”). Mund të dëgjohet çdo gjë shumë qartë: Studentët të cilët i drejtohen me ju presidentit, ralizmit politik. “Pra tani, mund të formojmë partinë tonë vetë?”. “Si mund tu paraqitemi shokëve tanë pa një përgjigje të qartë për këtë pyetje?” Dhe vetëm pas marrjes së po-së, nxënësit janë të gatshëm për të përfunduar takimin.Turma përgjigjet me entuziazëm dhe ne mund të flasim me shumë të rinj, në një atmosferë vëllazërie dhe gëzimi. Të gjithë ose shumica di të paktën një gjuhë të huaj, shpesh italiane, apo franceze, por edhe anglisht, gjermanisht, greqisht ose ndonjëherë serbo-kroate dhe ruse. Shumë ankohen për ne se “RAI UNO” me lajmet e saj ,e cila mund të shihet në Shqipëri – jep informacion jo të mjaftueshëm mbi ngjarjet “është dritarja jonë në botë, përse na harrojnë kaq shpesh?” Ne vijmë për të aktivizuar solidaritetin e Rinisë Europiane për studentët shqiptarë.

12 DHJETOR 1990
E Mërkurë - Gazetat publikojnë një foto në faqe të parë të takimit të Presidentit me studentët dhe të raportojnë vendimet e para të “partisë së punës”: Të pushuar shtatë anëtarë të Byrosë Politike, mbledhje e një aktivi të jashtëzakonshëm në 26 dhjetor 1990, konferenca e parashikuar në qershor 1991, përshpejtimi i proçesit të demokratizimit. Studentët, siç e gjykojmë ne, nuk duken akoma të kënaqur: ankohen, ndër të tjera, se “dora e fortë” e regjimit të vjetër si gruaja e ve e diktatorit Enver Hoxha dhe Ministri i Punëve të Brendshme janë ende në pozitë. Kjo më bën të mendoj për një komedi të autorit tim të dashur tim vjenez Nestroy, me titull “Në katin përdhes dhe në katin e parë” (ka dy histori paralele një të klasës punëtore dhe borgjeze, që jetojnë në të njëjtën shtëpi,në katin përdhes dhe katin e parë). Edhe vizita jonë zhvillohet vazhdimisht në këto dy nivele. Sot ne takohemi me Kleanthi Koci, Kryetarin i Gjykatës Supreme dhe Sekretar i Komisionit për ndryshimin kushtetues. Një bisedë shumë e thellë, e cila tashmë në mënyrë të qartë reflekton të rejat e fundit: Falënderim ndaj reformave të Presidentit (duke përfshirë hapjen ndaj lirisë fetare, rifutjen e Ministrisë së Drejtësisë dhe të profesionit ligjor, reformën e Kodit Penal, mundësi e paraqitjes si kandidat i pavarur në zgjedhje me 300 nënshkrime të përkrahjes, heqja e monopolit formal të Partisë Komuniste, hapja kundrejt formave të caktuara të pjesëmarrjes së jashtme në investime dhe futja e sektorit privat në ekonomi ..) dhe është i bindur që ky proçes tani do të shkojë përpara me më shumë vendosmëri. Ishte skeptik në lidhje me të ardhmen e detyrave të tij: 10 shkurt 1991 Parlamenti do të përditësohet ndaj ndryshimeve të reja, dhe do të jenë të rinj që do të vendosin për reformën e Kushtetutës dhe të qëndrimit të tij në krye të Gjykatës së Lartë. Për nxënësit është shprehur në terma kryesisht pozitive. Fuqimisht mohon çdo shkelje sistematike të të drejtave të njeriut (tortura, represioni politik, prejardhja fetare apo etnike, etj.), Për më tepër thotë ai – mund të bëhet fjalë për disa raste të izoluara të ekseseve individuale, të ndëshkueshëm nga ligji dhe nganjëherë të ndëshkuar (flitet për një gjyqtar hetues që dënon) në çdo rast në Kushtetutën e re do të sanksionohet shprehimisht ndalimi i torturës. Liria për të dalë dhe për tu kthyer në vend do të përcaktohet më mirë dhe do të rregullohet- “por ndoshta jashtë vendit nuk do të jenë mjaft të lumtur për të parë tani të vijnë edhe shqiptarët”. Dhe “refugjatët e ambasadave” korrikun e kaluar në vend, përfaqësojnë llumin e popullit shqiptar dhe nuk duhet bërë gabuar duke gjykuar Shqipërinë prej tyre (kjo pikëpamje është e ndarë nga shumëtë tjera, madje dhe nga përfaqësues të opozitës). Duke shkuar drejt rrethit universitar vë re shumë policë dhe ushtarakë. Duket ndoshta si takimi i planifikuar për pasdite, ose të paktën nuk është e njohur nëse njerëzit mund të rrjedhin lirisht. Por disa mendojnë
që nuk është asgjë më shumë se një shërbim “normal” rregulli, madje edhe me detyrën shtesë për të mos marrë delegacionet e punëtorëve në mesin e studentëve. Flitet , në fakt, se ka një numër fabrikash në të cilat punëtorët simpatizojnë studentët, tipografet mund të përfshiheshin në grevë dhe madje të dërgojnë një përfaqësim, si dhe në fabrikat e tjera ku do të ketë simpati për studentët. Takohen njerëz të cilët spontanisht thonë se janë krenarë “për të rinjtë e tyre.” Në sheshin e madh midis konvikteve studentore vazhdojnë të vërshojnë njerëz, jo vetëm studentët dhe të rinjtë, për të arritur një numër në mes 70.000 dhe 100.000. Gjithkush thotë se “i gjithë populli shqiptar është me ne.” Sa më shpejt që është identifikuar si i huaj, formohen menjëherë tubime të njerëzve të cilët duan të pyesin, flasin, komentojnë. “Studentët në Evropë po demonstrojnë për ne?”. Më ftojnë për të folur mes turmës, dhe me vështirësi të madhe refuzoj ta bëj(me frikë se ajo mund të interpretohet kundër studentëve, si provë e ndërhyrjes së huaj).

ZGJIDHJET E OFRUARA NGA LANGER PER SITUATEN NE SHQIPERI

Rasti i Shqipërisë duhet të jetë një sfidë e veçantë për Evropën dhe Italinë. Një vend i vogël që ndihet shumë evropian dhe se ndihet krenar që i është kundërvënë pushtimit turk në vitin 1400 dhe si që ka dalë në vitin 1968 nga Pakti i Varshavës. Ata sot pretendojnë një lloj dëmshpërblimi edhe për vitet e kaluara në nën ndikimin e një politike vetëizolimi të kushtëzuar nga udhëheqësit e saj. Evropa duhet të jetë në dijeni se avancimi i mëtejshëm i proçesit demokratik në Shqipëri do të varet shumë nga niveli dhe cilësia e marrëdhënieve midis popullit shqiptar dhe popujve të tjerë të Evropës.

Por pyetja që shtrohet është: Çfarë mund të bëjë Evropa dhe Italia për Shqipërinë dhe shqiptarët?

Mendoj për tre përgjigje të mundshme:

1) Për nivelin e jetesës të shoqërisë civile
2) Përmirësimin e marrëdhënieve me shtetin shqiptar.
3) Për shqiptarët jashtë shtetit.

Sa i përket shoqërisë civile, e cila sot fillon të ekzistojë dhe të dalë me forcë në Shqipëri, është një faktor edhe më urgjent për të zhvilluar marrëdhëniet e bashkëpunimit dhe shkëmbimit midis Evropës dhe Shqipërisë. Jo marrëdhënie midis shtetit dhe shtetit por midis qytetarit me qytetarin. Shembujt që mund të jepen janë të shumtë: qarkullimi i botimeve të ndryshme (në mënyrë që të rinjtë evropianë të mund të mësojnë rreth bashkëmoshatarëve të tyre shqiptarë), me iniciativën e sindikatave, grupeve mjedisore, grupeve fetare ose institucioneve shkencore dhe kulturore apo shkëmbime të përkohshme të të rinjve e sidomos studentë. Njohuritë shumë të përhapura të gjuhëve të huaja (mësuar nga vet shqiptarët të të gjitha shtresave sociale, duke përfshirë edhe punëtorë) mund të jetë një ndihmë e çmuar në këtë drejtim. Nëse ju nuk dëshironi që të ekzistojnë marrëdhënie midis fushave të biznesit apo diplomatike, të cilat shpesh nuk tregojnë respect të madh për dinjitetin dhe nevojat e njerëzve që kanë nevojë për larmishmëri, në mënyrë që “Evropa për Qytetarët” të bëhet perceptueshme dhe të hyjë në gjak. Ndërsa sa i përket marrëdhënieve zyrtare (politike dhe ekonomike) që sigurisht varen kryesisht nga ecuria e situatës politike dhe avancimittë të drejtave të njeriut dhe demokratike, por Shqipëria duhet të fillojë të jetë pjesë e disa “tryeza të përbashkëta” në “Helsink II” (Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë), siç ka rekomanduar Parlamenti Evropian në mënyrë të përsëritur, si KQSHM (Konferenca për Sigurimin dhe Bashkëpunimin në Mesdhe) si dhe mund të mendohet për një marrëveshje bashkëpunimi me Komunitetin Europian, natyrisht në tavolinat dypalëshe, veçanërisht me vendet fqinje të BE-së (Itali, Greqi). Sot në Shqipëri ka konflikt dhe mosmarrëveshje në mes të përkrahësve të parties “punës” së vjetër dhe demokratëve të rinj për pothuajse çdo gjë, janë të një mendje për nevojën e hapjes dhe forcimit të lidhjeve me pjesën tjetër të Evropës. Një mundësi për t’u mos u shpërdorur në interes të demokracisë në Shqipëri. Kështu Evropa nuk duhet të qëndrojë pas SHBA-së, e cila, edhe para zgjedhjeve, ka rihapur marrëdhëniet reciproke dhe bëri përpjekje të vazhdueshme për të qenë një prani e dukshme në Shqipëri, gjarë javëve të fundit.

Duke folur për “refugjatët”, nuk ka dyshim se zgjidhja e problemeve të Shqipërisë nuk mund të kërkohet në migrimin masiv dhe të çrregullt, por kryesisht në ndryshimet e brendshme në atë vend. Megjithatë nuk mund të anashkalohet kërkesa masive dhe e vendosur e rinisë shqiptare për të patur lidhjet me Evropën si dhe për t’u vendosur me shpejtësi në një linjë me rininë evropiane. Përse nuk zhvillohen programe për vendosjen e organizimin të përkohshëm, për të rinjtë shqiptarë në vendet e tjera evropiane, të cilët duan të punojnë dhe të studiojnë, pastaj të kthehen në shtëpi me dijet dhe njohuritë që kanë në dispozicion sot? Dhe pse jo të përfshijë, të paktën, Shqipërinë mes vendeve nga të cilat emigracioni mund të merret si pjesë e një politike të emigracionit evropian?

(Vijon në numrin e ardhshëm të së përditshmes SHQIPTARJA.com)

(xh.k/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Listat e deputetëve të hapura në 2/3 dhe jo plotësisht, jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Sharon Stone: Do largohem nga Amerika nëse fiton Trump

Sharon Stone: Do largohem nga Amerika nëse fiton Trump