Europol, aksion në Shqipëri e 11
vende ndaj vjedhjes së makinave

Europol, aksion në Shqipëri e 11<br />vende ndaj vjedhjes së makinave
HAGË - Policitë e 12 vendeve në Europë, mes të cilave edhe Shqipëria e Kosova, kanë zhvilluar një operacion ndërkombëtar kundër vjedhjeve të makinave dhe gjetjen e makinave që janë vjedhur. Lajmi bëhet i ditur nga Europol, që ka koordinuar edhe këtë superaksion.
 
Sipas Europol, gjatë 3 ditëve të këtij operacioni, janë sekuestruar 129 automjeteve të vjedhura, me një vlerë të llogaritur prej 2 milion eurosh. Në mesin e automjeteve të vjedhura sekuestruara ishin autovetura, kamionë, makineri ndërtimi, etj, bëri të ditur sot Policia Europiane (Europol) në faqen zyrtare.
 
Operacioni i përbashkët i policisë është koduar “Evropa 2013” është drejtuar nga Italia me mbështetjen e Europolit, me pjesëmarrjen e autoriteteve të zbatimit të ligjit nga Shqipëria, Kosova, Austria, Belgjika, Bosnje dhe Hercegovina, Kroacia, Gjermania, Hungaria, Italia, Sllovenia, Moldavia etj.
 
Gjatë këtij opercioni të zhvilluar njëkohësisht në 12 vendeve të ndryshme, janë kryer 328 mijë kontrolle duke arrestuar 49 persona me akuzën e trafikimit të automjeteve të vjedhura, emigrancion të paligjshëm dhe falsifikim të dokumenteve.
 
Hetimi dhe organizimi i këtij operacioni ndërkombëtar ka dashur disa muaj kohë, ndërsa në këtë operacion janë përfshirë mijëra forca policore në të gjitha vendet. Operacioni është organizuar në kuadër të projektit “EMPAC” me vendet e Ballkanit, i financuar nga Bashkimi Europian për luftën ndaj krimit të organizuar.
 
Redaksia online
(ac/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Skandali tek Onkologjiku, sa cilësor është shërbimi në spitale shtetërore?



×

Lajmi i fundit

Tiranë/ Shfrytëzonin shtetase të huaja për prostitucion, në pranga 29 vjeçari, në kërkim motra e tij (EMRAT)

Tiranë/ Shfrytëzonin shtetase të huaja për prostitucion, në pranga 29 vjeçari, në kërkim motra e tij (EMRAT)