Krimi i organizuar është duke u përhapur nëpër Evropë, sipas agjencisë së Bashkimit Evropian për sundim të ligjit, Europol.
“Krimi i organizuar është në rritje. E shfrytëzon secilën dobësi”, ka thënë shefja e Europolit, Catherine De Bolle për revistën gjermane Der Spiegel, transmeton dpa.
"Rritja e tregtisë së drogës është duke nxitur dhunën". ka thënë De Bolle.
Sipas Europolit, prodhimi i kokainës në Amerikën Qendrore dhe Jugore është në pikun e vet dhe Evropa është e larë në drogë.
“Situata është dramatike”, ka thënë De Bolle, duke përmendur se po vërehet rritje e tregtisë edhe për droga tjera.
Sipas hulumtimeve të autoritetit policorl, me bazë në Hagë, në BE janë aktive 821 rrjete serioze kriminale. Këto rrjete, me më shumë se 25.000 anëtarë, janë shumë profesionale dhe të pamëshirshme, ka paralajmëruar Europoli.
Sipas hulumtimeve, biznesi i tyre kryesor është trafikimi i drogës. De Bolle ka thënë se paratë e fituara prej drogës në Evropë, zakonisht qëndrojnë brenda kontinentit dhe investohen në ekonomi lokale.
“Kjo e bën krimin e organizuar një prej kërcënimeve më të mëdha të kohës sonë”.
Sipas saj, policia ka nevojë për pajisje teknike dhe personel, për të pasur mundësi që t’i luftojë këto rrjete.
“Nëse nuk investojmë më shumë, ne do ta humbim luftën”, ka thënë mes tjerash ajo./REL
SI.E./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Jeni dakord që në Shqipëri të ndalohet përdorimi i euros për pagesa?
-
Po
41.2%
-
Jo
54.7%
-
Nuk e di
4.2%
Vota total: 5890
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Policia e Shtetit dhe Europol bien dakord për rritjen e bashkëpunimit dhe shkëmbimeve, në kuadër të përballjes me krimin e organizuar
12 Qershor, 18:59
-
EUROPOL megaoperacion në 6 shtete, ‘luftë’ grupeve shqiptare të kokainës dhe heroinës, 17 të arrestuar
8 Qershor, 21:40
-
Raporti i SPAK, krimi ‘sofistikon’ pastrimin e parave, jo vetëm në ndërtim e prona por edhe në bizhuteri e makina luksoze! Harta, qytetet më të prekura
14 Prill, 16:26
-
Raporti i Europol: Shqiptari kujdesej për importin e kokainës nga Kolumbia në BE! Droga kamuflohej në kompaninë e bananeve
5 Prill, 16:30
-
Europol: 821 banda kriminale kërcënojnë BE! Shqiptarët te pesë rrjetet kryesore të kokainës! 'Koka' të trafikut deri në Amerikën Latine
5 Prill, 15:22
-
Kreu i SPAK raporton ne KLP, Dumani: Institucionet shtetërore s' po raportojnë rastet e korrupsionit: Referimet me tendencë të fortë rënie
4 Prill, 10:02
-
'97 një vit me shumë ngjarje të pazbardhura', gazetari Dervishi ‘skanon’ krimin: Bandat më të rrezikshme nga Tirana në Durrës
22 Mars, 19:17
-
'Hakeruam hakerat!' Lockbit, grupi rus më i rrezikshëm në botë në duart e FBI-së e agjentëve të krimit! Fitoi 120 milionë dollarë
21 Shkurt, 12:24
-
VIDEO+FOTO/ Goditet rrjeti që furnizonte me kokainë Evropën! Trafiku i drogës nga Kolumbia në Ekuador e më pas BE bëhej nga shqiptari Dritan Gjika
16 Shkurt, 11:41
-
VIDEO/ Operacion ndërkombëtar antidrogë në disa shtete, mes të arrestuarve 65 shqiptarë! Në Shqipëri sekuestrohen 5 mln euro pasuri (EMRAT)
5 Shkurt, 12:57
-
Hagë/ Balla takim me Drejtoreshën Ekzekutive të Europol: Do bashkëpunojmë në luftën kundër krimit të organizuar dhe procesin e vetë-pastrimit të Policisë së Shtetit
24 Janar, 14:00
-
Pas SkyECC dhe EncroChat, Balla: Do zbërthehen dy aplikacione të reja nga EUROPOL, policët do deklarojnë nëse kanë pasur llogari
12 Dhjetor 2023, 12:18