PARIS-  Një rrjet i gjerë hajdutësh që drejtoheshin nga një shqiptar dhe dhe një rumun, me bazë në Paris është shkatërruar nga Europol.
 
Banda vidhte banesat gjatë natës dhe dyshohet se vepronte në shumë vende të Europës. 

Perandoria e bandës u përshkrua nga Europoli si një nga më të mëdhatë ishte shtrirë në shumë vende të BE-së. Forcat e policisë arritën dhe të arrestonin dy kryetarët e saj, një shqiptar dhe një rumun.

Baza e kësaj bande ishte në Paris, ku xhandarmëria franceze arriti të arrestojë 15 persona dhe gjeti rreth 60 mijë euro në shtëpi të ndryshme, që i përkisnin bandës.

Europoli tha se banda vepronte në qytetet afër Parisit dhe i trafikonte sendet e vjedhura tek shqiptarët në të gjithë kontinentin, duke përdorur makina të vjedhura dhe dukomenta falco.

Me rreth 280 anëtarë, rrjeti ishte i ndarë në 3 grupe që pozicionoheshin pranë daljeve të autostradave, para se të dërgonin njerëzit e tyre në ‘punë’.

Një zëdhënës i Europolit tha në një deklaratë për shtyp, se falë bashkëpunimit me autoritetet franceze arritën të asgjesonin një rrjet hajdutësh dhe arrestuan 15 persona, ndër të citët një shqiptar dhe një rumun që besohet se janë dhe kryetarët e këtij rrjeti.

Hetimet filluan në dhjetor të 2012 pas arrestimit të një shtetasi shqiptar, i kapur duke vjedhur në një banesë në qytetin francez të Reims. Zëdhënësi shtoi se në bazë të hetimit, sendet e vjedhura u dërgoheshin shqiptarëve, të cilët kishin biznese të ligjshme në kryeqytete të ndryshme europine.

(sg/shqiptarja.com)