Europol: Terrorizmi, kërcënim shqetësues për sigurinë e BE-së

Europol: Terrorizmi, kërcënim shqetësues për sigurinë e BE-së

Foto ilustruese

Në vitin 2018, terrorizmi vazhdoi të përbënte një kërcënim të madh për sigurinë e vendeve anëtare të BE-së, thuhet në në raportin e Agjencisë Evropiane të Policisë (EUROPOL).

Sulmet e tmerrshme të kryera nga xhihadistët si ato në Trèbes, Paris, Liège dhe Strasburg vranë gjithsej trembëdhjetë njerëz, ndërsa 46 të tjerë u plagosën.

Ndërkaq, rritja e madhe e numrit të arrestimeve të lidhura me ekstremizmin e krahut të djathtë, ndonëse ende relativisht i ulët, tregon se ekstremistët e orientimit të ndryshëm e konsiderojnë gjithnjë e më shumë dhunën si një mjet të justifikuar të konfrontimit. Krahasuar me vitin 2017, numri i sulmeve dhe viktimave në BE ka rënë ndjeshëm. Megjithatë, numri i komploteve terroriste xhihadiste në bazë të raportit ishte në rritje. Prandaj, niveli i kërcënimit nga terrorizmi nuk është zvogëluar.

Në raport thuhet, se në vitin 2018, 1 056 individë u arrestuan në BE, pasi dyshoheshin se kishin lidhje me terrorizmin. Numrin më të madh të të arrestuarve e kishte Franca (310) dhe Mbetëria e Bashkuar (273).

Sipas raportit ekziston një shqetësim i vazhdueshëm që individët me prejardhje kriminale, përfshirë edhe ata që aktualisht janë të burgosur, janë të cenueshëm ndaj indoktrinimit dhe mund të angazhohen sërish në aktivitete terroriste.

Nga ana tjetër të dhënat treguan, se numri i luftëtarëve të huaj terroristë që udhëtonin ose u përpoqën të udhëtonin në zonat e konfliktit në Lindjen e Mesme ishte shumë i ulët në vitin 2018. Fokusi i rrjeteve xhihadiste është zhvendosur drejt kryerjes së aktiviteteve brenda BE-së.

Rritja e polarizimit dhe e pikëpamjeve ekstremiste duket se është ende një shqetësim për shtetet anëtare të BE. 

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja