Eurosong 2013, fiton Danimarka
me këngëtaren Emili de Forest

Eurosong 2013, fiton Danimarka<br />me këngëtaren Emili de Forest
MALMO- Danimarka ka triumfuar në Festivalin Europian të Këngës, i cili këtë vit u mbajt në qytetin suedez, Malmo.

20 vjeçarja Emili de Forest ka qenë fituesja mes 26 këngëtareve nga vende të ndryshme të Europës, me këngën e saj, Only TearDrops (Vetëm Pika Loti).

Ndërsa, në vend të dytë me 47 pikë më pak është renditur Azerbajxhani, i ndjekur nga Ukrahina në vend të tretë dhe Norvegjia në vend të katër. Pakënaqësi ndaj vlerësimit pati Irlanda, këngëtari i së cilës Ryan Dolan u rendit në vend të fundit me vetëm 5 pikë.

Shqipëria, e cila u përfaqësua me Adrian Lulgjuraj dhe Bledar Sejko u skualifikua që në fazën e parë, ndërsa të premten këngëtarja serbe Sherifovic ofedoi këngëtarët dhe gazetart shqiptarë gjatë një konference për shtyp.

Redaksia online
(sg/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Hamasi-Izraeli fajësojnë njëri-tjetrin për mosarritjen e një marrëveshjeje armëpushimi

Hamasi-Izraeli fajësojnë njëri-tjetrin për mosarritjen e një marrëveshjeje armëpushimi