Eurosong 2019/ Jonida Maliqi me këngën ‘Ktheju tokës’ duartrokitet në Amsterdam (VIDEO)

 

Këngëtarja Jonida Maliqi ka nisur turin për promovimin e këngës, “Ktheju tokës” me të cilën do të përfaqësojë Shqipërinë në Eurosong 2019. Mbrëmjen e djeshme, turneu në kuadër të “Evrovizioni në koncert” nisi në Amsterdam. Gjatë performancës artistja jo vetëm është duartorkitur, por edhe ka dhënë autografe për të pranishmit. Ky turne do të vijojë më pas në Madrid edhe Londër. Ndërsa, derisa në fillim të majit stafi organizativ do të nisen drejt Tel Aviv në Izrael.

Kënga “Ktheju tokës” me tekst dhe kompozim të Eriona Rushitit flet për fenomenin e emigrimit, temë fort e njohur për shqiptarët, që prej fillimit të viteve ’90, e deri në ditët e sotme... Tema e “Ktheju tokës” për kompozitoren është iniciuar nga muzika nga ritmi i fortë i daulles që godet tokën. Por, bëhet njëkohësisht edhe një thirrje për të larguarit.

Për veshjen e Jonida Maliqit në Eurosong 2019 do të kujdeset stilisti Ardi Asllani. Kënga “Ktheju tokës” doli fituese e Festivalit të 57-t të Këngës në Radio Televizionin Publik Shqiptar. Konkurron në datë 16 maj në Eurovizion 2019 në Tel Aviv të Izraelit.

//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Xhuli: 07/04/2019 21:09

    Suksese Eriona krenar qe te kemi nder konpozitoret me te talentuara dhe padiskutim kengetarja Jonida Maliqi qe do na perfaqesoj denjesisht ne Eurosong

    Përgjigju
  • Fredi: 07/04/2019 19:44

    Do skualifilohet direkt

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Perëndimi: Vendimet e Parlamentit të Republikës Sërpska kërcënojnë rendin kushtetues të Bosnjës

Perëndimi: Vendimet e Parlamentit të Republikës Sërpska kërcënojnë rendin kushtetues të Bosnjës