Pas përfundimit të mbrëmjes së parë të edicionit të 60-të të Eurovizion, ku mes 10 të kualifikuarve është renditur këngëtarja shqiptare Elhaida Dani me këngën “I’m Alive”, është mbajtur një konferencë me finalistët e parë.
Artistët kanë ndarë emocionet e tyre të para pas kuafikimit. Gjatë fjalës së saj Dani është shprehur mjaft e emocionuar rreth kualifikimit: “Në ato çaste nuk e pret diçka të tillë. Por të dëgjoja që në fillim emrin e vendin tim të kualifikuar ishte çmenduri, me të vërtetë.
Pyetjes së parë sesi ajo është ndjerë Dani është përgjigjur: “Kisha përgjegjësinë për të përfaqësuar vendin tim dhe nuk ishte diçka e vogël. Fakti që jam në finale është i mrekullueshëm. Rezultati më vonë nuk ka rëndësi, vetëm fakti që jam këtu mjafton. Jam shumë krenare për vendin tim”,-është shprehur këngëtarja.
Për ndryshimin e këngës nga “Diell” në “I’m Alive” ajo shtoi: “Ishte një ndryshim i momentit të fundit, në fund të Shkurtit kur kompozitorët vendosën të rishkruajnë këngën, në atë çast mendova se gjithçka përfundoi dhe nuk do t’ia dilnim.
Jam shumë e lumtur që jam sot këtu me Zzap dhe Chris dhe me këngën “I’m Alive” të cilën e dashuroj. Këngëtarja e njohur shqiptare, e cila mban edhe trofeun e fitores së “The Voice of Italy 1”, është shprehur gjithashtu pas performancës se ishte e paduruar për të dëgjuar zërin e nënës së saj.
“Telefoni im ka qenë I fikur përgjatë gjithë ditës, vazhdon të jetë edhe tani i fikur, por mezi po pres të dëgjoj zërin e mamit , sepse jam shumë e emocionuar,”-është shprehur Dani.
Pas shortit gjatë konferencës Elhaida Dani do të performojë në pjesën e dytë të finales së 23 majit.

Redaksia Online
(xh.k/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

#ALB performs in the second half of the final! #Eurovision http://t.co/3cuULREZGE
— Eurovision (@Eurovision) May 19, 2015

Redaksia Online
(xh.k/shqiptarja.com)

VIDEO