Eurostat: Inflacioni në Greqi u rrit në 11.1% gjatë muajit gusht

Eurostat: Inflacioni në Greqi u rrit në 11.1% gjatë muajit gusht

Foto ilustruese

Inflacioni në Greqi u rrit me 11.1% gjatë muajit të gushtit thotë Eurostat. Sipas të dhënave paraprake nga Eurostat, inflacioni në shtetin fqinj pati një rritje të ndjeshme krahasuar me mesataren.

Ndërsa në eurozonë, inflacioni mesatar vlerësohet me 9.1% në gusht 2022, nga 8.9% që ishte në korrik, sipas Zyrës Evropiane të Statistikave.

Nga një vështrim mbi shkaktarët kryesorë të inflacionit në eurozonë, energjia shënon normën më të lartë vjetore në gusht (38.3%, krahasuar me 39.6% në korrik), e ndjekur nga produktet ushqimore, alkooli dhe duhani (10.6%, kundrejt 9.8% në korrik), mallrat industriale të energjisë (5.0%, kundrejt 4.5% në korrik) dhe shërbimet (3.8%, kundrejt 3.7% në korrik).

G.MO/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

Kur kthimi në Shqipëri për të investuar, përfundon në zhgënjim

Kur kthimi në Shqipëri për të investuar, përfundon në zhgënjim