Eurostat: Kanceri është shkaktari
kryesor i vdekjeve në vendet e BE

Eurostat: Kanceri është shkaktari<br />kryesor i vdekjeve në vendet e BE
Sipas të dhënave të zyrës evropiane të statistikave Eurostat, kanceri është shkaktari kryesor i vdekjeve në BE, raporton Anadolu Agency (AA).Të dhënat nga viti 2001 tregojnë se në 28 vendet e BE-së, rreth 1,23 milionë njerëz vdiqën nga kanceri, që është 26,3 për qind të vdekjeve totale.

Në raportin e sotëm të Eurostat-it thuhet se nga katër persona të vdekur, njëri vdiq nga kanceri. Edhe pse numri i përgjithshëm i vdekjeve është në rënie, në ana tjetër është shënuar rritja e numrit të vdekjeve nga kanceri.

Kjo mbështetet nga fakti se numri i vdekjeve nga kanceri në vitin 2011 krahasuar me atë të 2001 është rritur për rreth 6.3 për qind. Sipas këtyre të dhënave, format më të shpeshta të kancerit, në vend të parë janë kanceri i zorrëve, i ndjekur nga kanceri i gjirit, kanceri i pankreasit si dhe kanceri i prostatës.

Në vendet e Bashkimit Evropian. nga kanceri më së shumti vdesin qytetarët e Holandës, gati 31,9 përqind nga numri total i vdekjeve, pastaj në Slloveni, rreth 31,3 për qind dhe në Irlandë 30,5 për qind.





Anadolu Agency
Redaksia Online
(g.f/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Tiranë/ 7 persona marrin peng 35-vjeçarin, e kanosin për t’i marrë pasurinë! 4 arrest në burg, 3 arrest shtëpie

Tiranë/ 7 persona marrin peng 35-vjeçarin, e kanosin për t’i marrë pasurinë! 4 arrest në burg, 3 arrest shtëpie