/ATSH-AGERPRES/ - Rumania pati rritjen më të lartë ekonomike në Bashkimin Evropian gjatë tremujorit të tretë të vitit 2014, sipas të dhënave të publikuara nga Zyra Evropiane e Statistikave.

"Falë rritjes prej 1,8 për qind, Rumania kryeson në Bashkimin Evropian, ndërkohë që e ndjekin Polonia (0.9), Britania, Sllovenia dhe Greqia (0.7). Qiproja e pati rritjen minus 0,4 për qind, Austria (minus 0,3) dhe Italia (minus 0,1).

Të dhënat e publikuara nga Eurostati janë të njëjta me atë të botuara nga Instituti Kombëtar rumun i Statistikave, që shton se krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2013, kjo rritje ishte tre për qind