EUROSTAT: Shqipëria e dyta në rajon për çmimin e lartë të energjisë. OSHEE: Të dhënat të pasakta

EUROSTAT: Shqipëria e dyta në rajon për çmimin e lartë të energjisë. OSHEE: Të dhënat të pasakta

OSHEE, matës

Agjencia e europiane e statistikave, EUROSTAT publikoi një ditë më parë çmimet mesatare të energjisë për gjashtëmujorin e dytë të vitit 2017, ku referoi se Shqipëria ka nivelin më të lartë të çmimit pas Mali t të Zi në Rajon, por Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike (OSHEE) arsyeton se përllogaritja nuk është e saktë.

Eurostat llogarit çmimin e energjisë elektrike ne vendet e rajonit, si me poshtë:

Mali i Zi                 10 E/100Kwh

Shqipëria             8.6 E/100 Kwh

Bosnja                  8.4 E/100 Kwh (me te dhënat e vitit 2016)

Maqedonia         8.1 E/100 Kwh

Serbia                   7 E/100 Kwh

Kosova                 6.5 E/100 Kwh

Por sipas OSHEE të dhënat e publikuara nga Eurostat nuk janë të sakta. “Çmimi i energjisë për Shqipërinë është 1140 lek/ 100Kwh ose 11.4 lek/kwh. Ky është çmimi mesatar e shitjes së energjisë ku përfshihen familjaret (Householder) me 9.5 lek / 100Kwh (55% te energjisë së shitur) dhe jo familjaret (non-householder) me çmim që varion sipas nivelit të tensionit nga 9.5 lek – 14 lek/kwh. Në këto kushte çmimi mesatar i shitjes së energjisë për kategorinë Householder  ( familjarë) është 950 lek / 100 Kwh ose 7.1 Eu/ 100 Kwh. Me këtë çmim renditja është:

Mali i Zi                 10 E/100Kwh

Bosnja                  8.4 E/100 Kwh (me te dhenat e vitit)

Maqedonia         8.1 E/100 Kwh

Shqipëria             7.1 E/100 Kwh

Serbia                   7.0 E/100 Kwh

Kosova                 6.5 E/100 Kwh

Sipas pretendimit të OSHEE sipas kësaj renditje Shqipëria ka çmimin më të lirë të energjisë në Rajon për konsumatorët familjarë.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë