Shqipëria renditet me nivelin më të lartë të çmimit tëmishit nërajon, por edhe se disa vende të Bashkimit Europian. Për vitin 2018, indeksi i çmimit të mishit shënoi rritje në raport me një vit më parë, çka do tëthotë se për xhepat e shqiptarëve blerja e një kilogrami mish rëndon më shumë. Eurostat ka përllogaritur nivelin e çmimit të mishit në BE dhe në vendet kandidate sipas paritetit të fuqisë blerëse. Mesatarja e BE-së merret niveli 100.
Sipas të dhënave që ka publikuar Eurostat, sipas Paritetit të fuqisëblerëse, çmimi i mishit tek ne ka shënuar një indeks prej 71, nga 67.4 e mesatares europiane që ishte një vit më parë. Kjo e rendit Shqipërinë nëvendin me çmimin më të lartë sipas fuqisë blerëse.
Ndryshe nga Shqipëria, Mali i Zi renditet vendi më i lirë në BE dhe në rajon, ku sipas Eurostat shënoi njënivel çmimi prej 61.9, duke u ndjekur nga pas nga Maqedonia e Veriut me një indeks prej 62.3, Serbia 67.4 dhe Bosnja 68.6.
Eurostat ende nuk ka publikuar të dhënat më të fundit për Kosovën, por një vit më parë niveli i çmimit tëmishit atje ishte 67.9.
Çmimi i mishit shënoi një nivel më të ulët se Shqipëria dhe nëdisa vende Europiane. Kështu në Poloni, niveli i çmimit të mishit ishte 62.3, duke u renditur e treta, pas Malit të Zi dhe Maqedonisësë Veriut, si më e lira sipas paritetit të fuqisë blerëse. Vlera tëulëta janë shënuar edhe në Rumani, Bullgari dhe Lituani (shiko grafikët), të cilat janë gjithashtu vende anëtare të Bashkimit Europian.
Nivelet më të larta të çmimeve janë regjistruar në Zvicër, me njënivel 2.2 herë më të lartë se mesatarja europiane, apo edhe Islanda me një nivel çmimi prej 165.
Në Itali niveli i çmimit të mishit është 119.5, ndërsa në Greqi 91.4.
/Monitor/
/b.ha./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
29 Janar, 13:14
Strategjia e SPAK për parandalimin e krimit elektoral, a do ketë sukses?
-
Po
42.1%
-
Jo
49.9%
-
Jam i/e dyzuar
8%
Vota total: 2178
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
BE-ja bën thirrje për dialog dhe mbështet të drejtën për protesta paqësore në Serbi pas dorëheqjes së kryeministrit Vuçeviç
28 Janar, 16:37
-
Bardhi takohet me Raportuesin e ri të Parlamentit Europian: I kërkova Schieder vëmëndje për situatën parazgjedhore në Shqipëri, të mos cenohet vota
28 Janar, 15:56
-
'Ta bëjmë Evropën përsëri të madhe', Orban dhe Le Pen planifikojnë një miting në Madrid sipas modelit të Trump
28 Janar, 07:37
-
Lukashenko fiton mandatin e shtatë në Bjellorusi, BE-ja i cilëson votimet si të rreme
27 Janar, 09:49
-
Shpalli non-grata 14 persona, mes tyre dy shqiptarë, 320 organizata jo qeveritare dënojnë veprimin e Serbisë
24 Janar, 15:37
-
Begaj pret trupin diplomatik: BE e vetmja alternativë për ne, zgjedhjet test, diasporës ia kishim borxh votën! Falenderojmë SHBA për kontributin në Drejtësi
23 Janar, 19:37
-
Presidenti Trump në Forumin e Davosit: Kievi, i gatshëm për një marrëveshje! Dua të takoj Putinin së shpejti! Arabia Saudite dhe OPEC të ulin çmimet e naftës! BE na trajton keq
23 Janar, 17:45
-
Projekti 4-vjeçar i BE për drejtësi digjitale, 7.5 mln euro për modernizimin e trajtimit të çështjeve
23 Janar, 16:58
-
Kërcënoi se do të vendoste tarifa të reja prej 10-20% për importet, ja strategjia e BE-së ndaj Trump
23 Janar, 13:27
-
Presidenti Trump emëron Andrew Puzder si ambasadorin e Shteteve të Bashkuara në BE
23 Janar, 07:19
-
Trump kërcënon BE me tarifa: Sillen keq me ekonominë tonë, s’na i blejnë as makinat e as ushqimet! Eurokomisioneri: Nëse duhet do përgjigjemi
22 Janar, 16:28
-
'Trump, sfidë për Europën', Macron dhe Scholz sinjalizojnë unitet përballë kërcënimit me tarifa të larta: Nuk shmangemi
22 Janar, 15:54
Që eshte cilësor eshte cilesor sepse Shqiperia ka kullota fantastike dhe ata që tallin cilesinë janë injorantë. Megjithatë braktisja e të ngrenit të mishit eshte plus i madh. Evitohen shumë sëmundje nga ngrënia e tij!
PërgjigjuPor edhe rrogen mujore e kemi 2000euro me muaj
PërgjigjuE kemi cilesor prandaj
Përgjigju