Industria turistike në Shqipëri po përjeton një zhvillim të fortë në vitet e fundit.
Në gjysmën e parë të vitit 2023, numri i netëve të kaluara në akomodime turistike arriti nivelin më të lartë në dekadën e fundit, duke sinjalizuar një rritje të dukshme të performancës së kësaj industrie.
Të dhënat e publikuara nga Zyra Evropiane e Statistikave (EUROSTAT), tregojnë se në gjashtëmujorin e parë të këtij viti janë kaluar 1702 068 netëqëndrime në Shqipëri, ose 44.1 % më shumë se në të njëjtën periudhë të vitit 2022. Vendi ynë shënoi rritjen më të lartë të netëqëndrimeve, duke qenë se mesatarja e vendeve të Bashkimit Europian ishte 12.9 %.
Por, shifrat e Institutit shqiptar të Statistikave (INSTAT) flasin për një rritje të mëtejshme të turistëve në vendin tonë përgjatë muajve të verës.
Referuar të dhënave, Shqipëria u vizitua vetëm përgjatë muajit gusht nga më shumë se 2 milionë të huaj.
Nga 5 667 121 të huaj që vizituan vendin përgjatë 8-mujorit të vitit 2022, gjatë periudhës janar-gusht të këtij viti, Shqipëria u vizitua nga 7 190 410 vizitorë të huaj, duke shënuar kështu një rritje prej 27 %.
Ndërkohë, të dhënat nga Banka e Shqipërisë tregojnë se në 6 mujorin e parë të vitit 2023, shpenzimet e të huajve që udhëtuan drejt Shqipërisë shënuan rritje me 37 % përkundrejt 6-mujorit të parë të 2022-shit, duke arritur 1.55 miliardë euro, shifra më e lartë e regjistruar ndonjëherë.
Për shkak të vijës së gjatë bregdetare, Shqipëria ofron disa plazhe, nga veriu deri në jug, si në Velipojë të Shkodrës, në Shëngjin, në Durrës, Vlorë, Himarë dhe Sarandë, plazhe këto që frekuentohen nga maji deri në tetor./ata/
S.G/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
13 Mars, 08:44
Zgjedhjet e 11 majit, cila listë e kandidatëve iu bind më shumë?
-
PS
66.6%
-
PD
13.6%
-
Partitë e vogla
19.8%
Vota total: 884
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Shqipëria me rritjen më të madhe të turistëve gjermanë
13 Mars, 12:33
-
Hotelet nuk deklarojnë turistët/ Qeveria cakton referencën, në pranverë-verë shfrytëzimi minimal 65% i kapacitetit, vjeshtë-dimër jo më pak se 30%
12 Mars, 18:42
-
Nisin rezervimet për sezonin veror në Vlorë, kryesojnë të huajt! Shqiptarët interes për Spanjën e Portugalinë
9 Mars, 13:18
-
Rruga e re Shëngjin–Velipojë drejt përfundimit! PAMJET ME DRON
9 Mars, 08:23
-
Linda Rama e ftuar në Samitin 'Forbes' në Abu Dhabi: Shqipëria ia ka dalë të ulet në tryezën e negociatave të BE, jemi vendi me rritjen më të madhe të turizmit në Europë (FOTO)
8 Mars, 16:37
-
Shqipëria turistike, Zana Çela për Report TV: Panairi i Berlinit zgjedhja e duhur, 50 biznese firmosën marrëveshje për 3 vitet e ardhshme
6 Mars, 15:02
-
Media zvicerane ”Blick”: Shqipëria në kulm turistik
6 Mars, 08:37
-
Punonjësit shqiptarë kanë pagat më të ulëta për orë në Europë
5 Mars, 12:07
-
Zgjedhjet/ Rama: 11 maji do jetë i bekuar, do marrë shumë llafe me vete! Shqipëria sukses në turizëm falë qeverisë time, gjithë këto vite pastruam llumin që lanë ata para nesh
5 Mars, 10:17
-
Shqipëria destinacioni me rritjen më të madhe të numrit të turistëve për 2024! Lë pas Arabinë Saudite, ja renditja e Organizatës Botërore të Turizmit
5 Mars, 08:01
-
Raporti i BSH/ S’ka punonjës, turizmi e ndërtimi ulin besimin në ekonomi! Tregtia, industria e qytetarët më optimistë për ekonominë
3 Mars, 18:06
-
Shqipëria 'Vendi i Nderit' në Panairin e Turizmit në Berlin, Rama: 11 mln vizitorë në 2024-ën, do hapim aeroport sezonal përballë Korfuzit! Më të larmishëm se Zvicra
3 Mars, 10:00