Eurostat: Shqiptarët me
të ardhurat më të pakta
Pavarësisht se INSTAT pakësoi numrin e shqiptarëve dhe pavarësisht rritjes së paga-pensioneve, vendi mbetet në fund të listës së të ardhurave për frymë të popullsisë, duke kaluar vetëm Bosnje-Hercegovinën.
TIRANE - Pavarësisht nga përpjekjet qeveritare, me rritje të përvitshme të pagave e pensioneve, niveli i të ardhurave për frymë të popullsisë në Shqipëri vazhdon të mbetet në fund të Evropës.
Statistikat evropiane Eurostat kanë publikuar së fundmi të dhënat e reja për krahasimin e të ardhurave për frymë për Europën, të matura sipas metodës së fuqisë blerëse (Purchasing Power Parity-PPP) për vitin 2012, ku si referencë merret mesatarja e 27 vendeve të Bashkimit Europian.
Shqipëria renditet e dyta nga fundi, përsa i përket nivelit të të ardhurave mesatare për frymë të popullsisë, në raport me mesataren e 27 vendeve të Bashkimit Evropian, me një shifër të barabartë me vetëm 30 për qind të tyre, nivel ky që ka mbetur i pandryshueshëm në krahasim me 2011-n.
Një gjë e tillë nënkupton se Shqipëria nuk ka bërë asnjë hap para në procesin e konvergjencës (rritja më e shpejtë e vendeve në zhvillim në raport me ato të zhvilluara për të kapur nivelet e këtyre të fundit).
Në vendin e fundit pas nesh renditet Bosnjë-Hercegovina, ku banorët e saj arrijnë të sigurojnë të ardhura mesatarisht që janë të barabarta me vetëm 28 për qind të nivelit të të të ardhurave gjithnjë sipas metodës së fuqisë blerëse, në raport me mesataren e 27 vendeve të BE-së.
Për Maqedoninë, ky tregues është 35%; po kaq është edhe për Serbinë, ndërkohë që për Malin e Zi ky tregues është sa 42% e të ardhurave mesatare evropiane dhe për Kroacinë 61%.
Shteti më i pasur në Evropë është Luksemburgu, me 272% të mesatares BE-27, i ndjekur nga vendet nordike. Në rast se INSTAT-i nuk do të kishte zvogëluar shumë numrin e popullsisë shqiptare vitin e kaluar, Shqipëria do të renditej e fundit në këtë tregues të nivelit të jetesës.
Shkrimi u botua sot në gazetën Shqiptarja.com (print) 22.06.2013
Redaksia Online
(b.m/shqiptarja.com)
Sondazhi i ditës:
26 Nëntor, 23:23
A po japin rezultat protestat e PD-së?
-
Po
14.5%
-
Jo
81.6%
-
Nuk e di
3.9%
Vota total: 947
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Gjykata e Fierit sekuestron 1 mln eruo pasuri të një shtetasi! Dhjetra apartamente në Tiranë e Durrës
27 Nëntor, 10:46
-
Në krye të Champions League dhe asnjë gol i pësuar, Inzaghi: Jemi për në finale, krenar për Interin
27 Nëntor, 10:43
-
Lirimi i Sali Berishës, Agron Gjekmarkaj: Fitorja e Trump vjen edhe në Shqipëri
27 Nëntor, 10:43
-
Qeveria miraton bonusin e fundvitit për pensionistët dhe aktin normativ për kthimin e parave për profesionistët e lirë
27 Nëntor, 10:42
-
Pas 331 ditëve në 'arrest shtëpiak', Sali Berisha rikthehet sot tek selia e Partisë Demokratike
27 Nëntor, 10:37
-
GJKKO liroi Berishën, avokati Gjokutaj: Del që sot nga 'arresti shtëpiak'! SPAK të bëjë ç'të dojë, i ka hipur kalit së prapthi
27 Nëntor, 10:17
-
Afera 'Partizani'/ Sali Berisha lirohet nga 'arresti shtëpiak', në 13:30 shkon në PD! Avokati: GJKKO konstatoi se nuk ekzistojnë kushtet për asnjë masë sigurie
27 Nëntor, 10:12
-
DOSJA/ 'Këta budallej kërkonin për gëzhojë po snajperi s'lë', zbardhen përgjimet e Suel Celës, alias Marjus Lulaj me Artan Hoxhën! SPAK: Zv/shefi i policisë së Elbasanit i blen Benz, i informonte për hetimet e kontrollet
27 Nëntor, 10:07
-
Kolumbi/ Vjosa Osmani pritet me nderime të larta ushtarake në Pallatin Presidencial nga homologu Gustav Petro
27 Nëntor, 10:07
-
Macron dhe Biden: Armëpushimi do ta mbrojë Izraelin nga kërcënimi shiit
27 Nëntor, 10:03
-
VIDEO/ Askush s'u beson syve, penalltia skandaloze që u dha në Ligën e Kampioneve
27 Nëntor, 09:59
-
Elbasan/ Ushtronin prostitucion në një apartament me qira, 4 të arrestuar, mes tyre edhe 2 kolumbiane
27 Nëntor, 09:56