Për herë të parë në historinë e Eurovision-it, një yll me famë botërore, jo konkurent në garë do të mund të performojë në skenë. Bëhet fjalë për Justin Timberlake që do të performojë këngën e tij më të fundit, “Can’t Stop The Feeling” në skenën e Stockholm-it.

“Kjo është një mundesi fantastike, jemi të lumtur dhe të emocionuar që Justin Timberlake do të performojë bashkë e bandën e tij në spektaklin tonë. Ajo që e bën edhe më të veçantë është se kënga është shkruar dhe punuar nga Max Martin dhe Shellback, të dy kantautorë suedezë,” u shpreh Sven Stojanovic, producent i Eurovision.

“Jemi krenarë të mirëpresim një nga artistët më të mëdhenj të botës! Është nder dhe frymëzim për ne”, komentoi Martin Österdahl, producent ekzekutiv i Eurovision.