Këngëtarja Linda Halimi, e njohur për cilësitë e saj të jashtëzakonshme vokale e ka treguar edhe një herë këtë gjë në turin promovues e të këngës “World” me të cilën do të përfaqësojë Shqipërinë në Eurovision.
 
Bukuroshja Linda Halimi e veshur me “body” ka nisur të performojë këngën e saj por e ka ndërprerë pak minuta më vonë pasi refuzoi të këndojë playback.
 
Në ato momente ajo tha se nuk ishte një version live i këngës së saj “World” duke thënë se këtu nuk duhet të këndohet “playback”. Ky veprim i saj është shoqëruar me duartrokitje të shumta nga publiku i pranishëm në sallë.
 
Shqipëria do të prezantohet në Eurovision më 9 maj, ku Linda do të këndojë e katërta me radhë.