Eurovision, provokohet këngëtarja
serbe: Je veshur kuq e zi për Shqipërinë?

Sanja Vuciq, këngëtarja që përfaqëson Serbinë në Eurovizion, është gjetur përpara një situate të sikletshme gjatë konferencës së djeshme për shtyp. Kjo për shkak të veshjes. Sanja dhe ekipi i saj janë shfaqur në skenë të veshur me kostume kuq e zi. Kjo ka bërë që një nga gazetarët e pranishëm në konferencë ta pyesë nëse ngjyrat e zgjedhura kishin lidhje me ngjyrat e flamurit shqiptar.

Gazetari i “ESCBubble”,  në pyetjen e tij tha se shumica e vendeve këtë vit me kostumet e tyre përfaqësojnë ngjyrat e flamurit prej nga vijnë, por e kundërta ka ndodhur me Serbinë.

“Kostumet tuaja në një farë mënyre përfaqësojnë Shqipërinë, dhe pyetja ime është nëse kjo është për shkak të afrimit të Serbisë dhe Shqipërisë?”, pyeti gazetari. Këngëtarja serbe preferoi të mos i përgjigjet kësaj pyetje, duke ia kaluar fjalën drejtorit të koreografisë, Marko Novakoviq.

“Mendoj se ngjyra e kuqe nuk përfaqëson Shqipërinë, por kjo është ngjyra që përfaqëson dashuri, pasion dhe çdo gjë tjetër që ju mund të shihni te e kuqja, përveç simbolit që ju keni parë”, tha Novakoviq, duke shtuar se perceptimi i gazetarit qëndron vetëm në kokën e tij.

Ai vijoi duke thënë se kënga serbe ka të bëjë me rritjen e dhunës ndaj grave, dhe ideja e tyre është që femrat të bashkohen kundër këtij fenomeni për ta mundur atë.
/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 13 Janar, 10:25

    Nisi regjistrimi, a do të marrë pjesë masivisht në zgjedhje diaspora?



×

Lajmi i fundit

U konfliktua me doganierin, nis hetimi për shefin e stacionit të Policisë Kufitare Kapshticë

U konfliktua me doganierin, nis hetimi për shefin e stacionit të Policisë Kufitare Kapshticë