Milazim Zeka, gazetari kosovar i cili ndoqi nga afër edicionin e 61-të të Eurovision, zbulon disa nga skandalet e stafit që ka shoqëruar Eneda Tarifën në Eurovizion.
 
Sipas tij, që ishte i pranishëm vetë fundjavën e shkuar në Stokolm, Eneda Tarifa nuk qe për t’u fajësuar.
 
Kishte të tjera probleme që duhej të pasqyronte media. Në shkrim, Milaim Zeka rrëfen një ngjarje të pazakontë nga prapakuintat e festivalit, ku stilistja Bora Kokëdhima ka braktisur Enedën dhe e ka fyer në mënyrën më të poshtër.
 
"Bora Kokëdhima është bërë agresive dhe nervoze" ka thënë Milaim Zeka për shkak se Eurovizioni i refuzoi fustanin 57 metra, që ajo kishte përgatitur për Eneda Tarifën.