Eurovizioni, në Shkurt shtetësia shqiptare për Rona Nishliu

Eurovizioni, në Shkurt shtetësia shqiptare për Rona Nishliu
Fituesja e edicionit të 50-të të festivalit në RTSH, këngëtarja Rona Nishliu pritet të marrë shtetësinë shqiptare vetëm pak para fillimit të Eurovizionit, i cili mbahet në muajin maj në Baku të Ajzerbarxhanit. Mësohet se institucioni i Presidencës ka nisur procedurat e përshpjetuara për miratimin e kërkesës për dhënien e shtetësisë Rona Nishliut, në mënyrë që ajo të plotësojë të gjitha kriteret e përfaqësimit të vendit tonë në ngjarjen më të rëndësishme muzikore në Evropë. Kërkesa është bërë ditët e para të janarit, pak ditë pas fitores së Nishliut dhe pritet që gjatë muajit shkurt ajo të fitojë edhe shtetësinë e dytë, pas asaj kosovare. Burime në Presidencë, konfirmojnë se duke iu referuar kushtetutës, dhënia e shtetësisë në rastet ku një person përfaqëson vendin në evenimente ndërkombëtare, e sidomos kur ka origjinë shqiptare bëhet me procedura të përshpjetuara, por në këtë rast procedurat do të realizohen akoma më shpejt sesa parashikojnë afatet. Pritet që këngëtarja të startojë një tur në Evropë gjatë Marsit, kryesisht në vendet ku jetojnë shqiptarë për të promovuar këngën e saj, e cila do të shoqërohet edhe më një videoklip.

  • Sondazhi i ditës:

    Kë doni ju që të fitojë zgjedhjet në SHBA?



×

Lajmi i fundit

Zgjedhjet në SHBA, mbyllen qendrat e para të votimit

Zgjedhjet në SHBA, mbyllen qendrat e para të votimit