Eurozona, Draghi humb betejën
me Berlinin në BQE, zhyten bursat

Eurozona, Draghi humb betejën <br />me Berlinin në BQE, zhyten bursat
Duelin në Eurotower – seli e Bankës Qendrore Europiane, e fituan gjermanët e Bundesbank, duke arritur të frenojnë planet e paralajmëruara nga presidenti Mario Draghi me të cilat synonte të ndihmonte vendet e eurozonës, që të reduktonin humnerën mes niveleve të larta të interesit që detyrohen të paguajnë aktualisht dhe atyre shumë të ulëta nga të cilat përfiton Berlini.

Draghi la të kuptojë se nuk ka asnjë plan konkret për momentin që BQE të blejë bonot e thesarit të shteteve të eurozonës për t’u ardhur atyre në ndihmë dhe reagimi negativ i tregjeve financiare ka qenë i menjëhershëm, nga Milano në Paris, nga Londra në Frankfurt.

Në një tentativë që u gjykua si tepër e dobët për të siguruar tregjet, presidenti i Bankës Qendrore Europiane tha se “spekuluesit gabohen, humbin kohë dhe para duke vënë bast kundër euros”, nga e cila sipas tij nuk mund të ketë kthim prapa drejt valutave kombëtare.

Por tregjet prisnin një përgjigje komplet tjetër, prisnin të vlerësonin planet e njoftuara paraprakisht dhe zhgënjimi tregohet qartë nga shifrat: në Milano, Piazza Affari humbi 4.64%, Madridi – akoma më keq - ra me 5.16%. Parisi humbi 2.68%, Frankfurti 2.2%, ndërsa Londra ra në -0.88%. Shenja minus është shfaqur edhe në Wall Street: indeksi Dow Jones mbylli me 0,7, ndërsa Nasdaq në -0,36%.

(im/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

Zgjedhjet 2025/ Begaj: I kënaqur që faktori politik u përfshi si drejtpërdrejtë, ashtu dhe tërthorazi! Kthejini zgjedhjet e pranverës së ardhshme në histori suksesi

Zgjedhjet 2025/ Begaj: I kënaqur që faktori politik u përfshi si drejtpërdrejtë, ashtu dhe tërthorazi! Kthejini zgjedhjet e pranverës së ardhshme në histori suksesi