Eurozona, gati fondi i shpëtimit
ministrat e financave në Strasburg

Eurozona, gati fondi i shpëtimit <br />ministrat e financave në Strasburg
LUKSENBURG - Ministrat e Financës së eurozonës janë mbledhur në Luksenburg dhe pritet të miratojnë fondin e ri të përhershëm, i destinuar për të ndihmuar ekonomitë dhe bankat në vështirësi.

Mekanizmi Stabilitetit Evropian (ESM) vë në lojë një fond prej 500 miliardë eurosh, shumë e cila do të grumbullohet në dy vitet e ardhshme.

Ky fond parashikohet të jetë një mekanizëm i cili do të rikthejë besimin e lëkundur në ekonominë evropiane dhe të ndihmojë për rikthimin e investimeve në rajon. Vendet pjesëtare të Eurozonës do të japin kontributin e tyre për formimin e këtij fondi, në proporcion të drejtë me Prodhimin e Brendshëm Bruto dhe përqindjen aktuale të defiçitit.

Duke qenë vendi me ekonominë më të madhe në Evropë, Gjermania do të jetë financuesi kryesor, me 27% të vlerës së përgjithshme.

Inaugurimi i Mekanizmit të Shpëtimit vjen në një moment kritik për Eurozonën, me Greqinë, Spanjën dhe Portugalinë në vështirësi serioze dhe të rrezikuara nga nevoja për kredi të reja.

(dm/Gre.M/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

Cilat janë pengesat për arritjen e armëpushimit mes Izraelit dhe Hezbollahut?

Cilat janë pengesat për arritjen e armëpushimit mes Izraelit dhe Hezbollahut?