Eurozona? Jo faleminderit! Dyshimet
e Bullgarisë dhe të vendeve Baltike

Eurozona? Jo faleminderit! Dyshimet <br />e Bullgarisë dhe të vendeve Baltike
Shtetet e lindjes hezitojnë futjen e monedhës së përbashkët. Shembulli i fundit është ai i Bullgarisë. Ajo po punon prej vitesh për tu futur në eurozonë, por për momentin preferon të mbajë “lev” monedhën kombëtare. Pas tre vitesh ashpërsi, adoptimi i euros është i mundur, por problemi është kriza.

“Të futemi në Eurozonë? Për momentin nuk shoh ndonjë përfitim, vetëm krizë.” – ka shpjeguar Ministri i Financave Simeon Djankov për Wall Street Journal. Pra më mirë të presësh edhe pak, para se të bësh hapin deçisiv. “Shumë e rrezikshme, nuk ka garanci mbi rregullat e tanishme dhe as se si do ndryshojnë pas një apo dy vjetësh” – ka përfunduar Djankov.

Shumë rreziqe – Shumë e rrezikshme, veçanërisht për një shtet që po ja del mbanë shumë mirë (edhe pse është vendi më i varfër në BE). GDP është rritur me 1.7% në 2011 (edhe pse këtë vit pritet një rritje më e vogël, rreth 1.2%) , deficiti është ulur me 2.1% nga prodhimi i brendshëm bruto (falë edhe uljes drastike të pensioneve dhe pagave të sektorit publik), monedha kombëtare (e lidhur edhe me euron) është solide. Madje edhe norma e papunësisë ka rënë në 12%, çka është më e vogël se në vende si Greqia dhe Spanja. Mbi të gjitha në Detin e Zi investimet ruse janë në rritje të vazhdueshme.

Dyshime edhe mbi Baltikun
– Sofja nuk është e fundit që heziton adoptimin e euros. Estonia është futur në eurozonë në fillimin e vitit 2011, por vendet e tjera baltike nuk kanë ndërmend të ndjekin shembullin e saj tani për tani. Motivi është i njëjtë: ashtu si Bullgaria edhe Letonia e Lituania, preferojnë të presin për të parë se si do rrjedhë kriza dhe cilat do jenë pasojat e saj mbi 17 shtetet e Eurogrupit. Madje, Kryeministri lituanez Andrius Kubiliusm, ka ndryshuar qëndrimin e tij, duke deklaruar në fund të gushtit se vendi i tij do të futet në Eurozonë “Vetëm kur Evropa të jetë gati”. Ndërkaq kryeministri letonez Valdis Dombrovskis ka bërë me dije se ka ndryshuar axhendën (dhe shumë madje), lidhur me çështjen në fjalë: flitej për adoptim të euros në vitin 2014, tani duhet pritur pranvera e vitit 2013 për të vendosur se kur, Letonia do të heqë dorë nga monedha kombëtare.

Polonia dhe muret që po bien – Edhe Polonia i ka thwnw Jo Euros. Ministri i Financave Jacek Rostowski u shpreh qartë, edhe pse për të shpjeguar motivet e shtyrjes së adoptimit të euros përdori një metaforë: “Nuk më pëlqen të hyj brenda një shtëpie, ku mungojnë disa nga strukturat themelore, pasi ka rrezik që muret të më bien mbi kokë.”

(er.çi/Gre.M/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

Operacioni i SPAK me 19 urdhër arreste, masë sigurie për Suel Çelën

Operacioni i SPAK me 19 urdhër arreste, masë sigurie për Suel Çelën