/ATSH-AFP/ - Zona euro do të përcaktojë qëndrimin e saj në lidhje me zbatimin e masave të kërkuara nga Greqia në këmbim të planit të ndihmës prej 86 miliardë euro që Kryeministri Alexis Cipras ka premtuar miratimin e kësaj pakete në mënyrë imediate megjithëse priten debate.
Takimi i ministrave të Financave në Luksenburg është i pari që prej rizgjedhjes së Cipras-it në Greqi. Këto bisedime do të materializojnë marrëveshjen me rikthimin e Euclide Tsakalotos, i vlerësuar nga kolegët evropianë i cili është riemëruar në postin e ministrit të Financave.
Deri në fund të muajit tetor, qeveria e Alexis Cipras pritet të miratojë një pikë korrigjuese në buxhetin e 2015-ës ku bëjnë pjesë reduktime të reja në pensione, një reformë e taksimit mbi të ardhurat dhe forcimin e sistemit të taksave që rëndon tek fermerët.
"Vendime të vështira", bëhen me dije për përmbushjen e marrëveshjes me kryemistrin e sapo rizgjedhur.
Cipras duhet të marrë vendime të zgjuara dhe të shpejta me synim zhbllokimin e tre miliardë eurove në parim deri në fund të muajit nëntor, në funksion të avancimit të zbatimit të reformave të parashtruara në program.
/Shqiptarja.com