Eurozona OECD paralajmëron
rrezikun e recesionit

Eurozona OECD paralajmëron <br />rrezikun e recesionit
BRUKSEL- Organizata për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim jep alarmin. OECD sheh në krizën e euros rrezikun kryesor për zhvillimin e ekonomisë globale. Kështu thuhet në raportin e prezantuar të hënën (28.11.2011) në Paris, i cili saktëson  më tej: "Nëse nuk adresohen shqetësimet e tregjeve, kërcënojnë prishje masive të strukturave ekonomike dhe një ngushticë e re në kreditim."

Problemet bëhen më të mprehta pasi kohët e fundit janë në shënjestër edhe vende, financat e të cilëve deri tani konsideroheshin të qendrueshme, tha kryekonomisti i OECD-së Pier Carlo Padoan.

MË SHUMË FUQI PËR EFSF DHE ECB
"Perspektiva përmirësohet vetëm nëse do të veprohet shpejt dhe me vendosmëri", tha kryeekonomisti i OECD-së Pier Carlo Padoan në një konferencë për shtyp në Paris. Për të reduktuar rrezikun e kalimit të krizës në vende të tjera të Eurozonës, "Fondi evropian i shpëtimit (EFSF) duhet të shtohet ndjeshën dhe të përfshihet në procesin e shpëtimit dhe Banka Qendrore Evropiane." Kjo duhet të shoqërohet nga reforma të cilat i kundërvihen, sjelljes "së papërgjegjshme", tha më tej Padoan, duke nënkuptuar krijimin e borxheve pa kufi.

RREZIK NGA SHBA
Një tjetër faktor rreziku për ekonominë botërore sipas OECD-së është situata në SHBA. Nëse Uashingtoni nuk do të gjejë një rrugë për zbutjen e masave të kursimeve, të cilat sipas ligjit hyjnë në fuqi në vitin 2013, ekonomia amerikane mund të hyjë në një recesion, i cili nuk mund të zgjidhet me mjete politike. SHBA kanë nevojë për një planifikim bindës financiar në periudhë afatmesme. Vetëm në një rast të tillë OECD beson se ekonomia më e madhe në botë mund të shënojë rritje vitin e ardhshëm, deri në 2 për qind.

RECESIONI NE EUROZONE
Po kaq të zymtë e vlerëson OECD dhe perspektivën ekonomike për Eurozonën. Në tremujorin aktual dhe atë të ardhshëm, performanca ekonomike e 17 vendeve pritet të tkurret. Vetëm duke filluar nga tremujori i dytë i vitit të ardhshëm priten sërish shifra rritjeje. Për gjithë vitin 2012 ekspertët e OECD-së parashikojnë një rritje prej 0,2 për qind në Eurozonë. Në shtetet e përfshira nga kriza situata do të mbetet megjithatë e zymtë. Për Italinë parashikohet një rënie e Produktit të Brendshëm Bruto (BIP) me 0,5 për qind. Portugalia pritet të ketë madje një minus prej 3,2 për qind. Vlerësimi për Greqinë është minus 3 për qind.

EKONOMIA GJERMANE NË GJENDJE TË MIRË
Sipas parashikimeve të OECD-së Gjermania nuk kërcënohet nga rënie e vazhdueshme. Pas një faze dobësimi që pritet të zgjasë deri në pranverë, do të ketë sërish rritje nga mesi i vitit të ardhshëm. "Në vitin 2012 rritja do të jetë më e lartë se në vendet e tjera të Eurozonës", thuhet në raport. Për vitin që po mbaron parashikohet një rritje prej 3 për qind. Edhe zhvillimet pozitive në tregun gjerman të punës do të vazhdojnë: në vitin 2013 në Gjermani do të ketë vetëm 2,7 milionë të papunë, ose 200.000 më pak se këtë vit. Por megjithë lajmet e mira nga Gjermania, në përgjithësi parashikimet e OECD-së për ekonominë mbeten alarmuese.

(Burimi Dwelle)

  • Sondazhi i ditës:

    'Rasti Qefalia', a fshihen gjobat pas akuzave të Këlliçit, Nokës, opozitës?



×

Lajmi i fundit

Aksident në aksin Gjirokastër-Tepelenë, makina përplas 75-vjeçaren! E moshuara dërgohet në spital

Aksident në aksin Gjirokastër-Tepelenë, makina përplas 75-vjeçaren! E moshuara dërgohet në spital