Eurozona po shkon drejt një recesioni të butë

Eurozona po shkon drejt një recesioni të butë

 

 

 

Aktivitetet e bizneseve në eurozonë ranë për të pestin muaj radhazi në nëntor, duke treguar se ekonomia po shkon drejt një recesioni të butë pasi konsumatorët ulën shpenzimet mes inflacionit në rritje, sipas një sondazhi të fundit, raportojnë mediat e huaja.

Eurozona shënoi një rënie në 47.8 në nëntor nga 47.3 në tetor, një nivel më i ulët në 23 muaj, sipas një vlerësimi paraprak.

“Rënia ekonomike për të pestin muaj radhazi rriti mundësinë që zona e euros të shkojë drejt recesionit”, tha Chris Williamson, kryeekonomist në S&P Global Market Intelligence.

Tani për tani recesioni mbetet vetëm i moderuar, që do të thotë se deri më tani PBB-ja është tkurrur me vetëm 0.2%.

Sipas një sondazhi të agjenncisë së lajmeve Reuters muajin e kaluar, ekonomia do të tkurej me 0.4 për qind në tremujorin aktual. Me rënien e kërkesës  dhe me pak perspektivë për një rimëkëmbje të afërt, kompanitë ulën punësimin,  indeksi i punësimit ra në 51.8 nga 52.5.

Papunësia në Eurozonë ra në 6.5% në tetor, sipas të dhënave zyrtare.

S.S/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Dy ish-kunatat, Nora Istrefi e Tuna bëhen bashkë, këndojnë mbi arkivol 'My love' (VIDEO)

Dy ish-kunatat, Nora Istrefi e Tuna bëhen bashkë, këndojnë mbi arkivol 'My love' (VIDEO)