Kroacia mirëpret vitin 2023 me 2 ngjarje të rëndësishme, nga nesër kalon në euro dhe hyn në zonën Shengen

Kroacia do t'i bashkohet eurozonës më 1 janar 2023 si anëtari i 20-të i bllokut të monedhës së përbashkët evropiane. Gjithashtu nga nesër vendi ballkanik do të jetë edhe anëtari i 27 e hapësirës Shengen.  Me fillimin e vitit të ri, pas pak orësh, Kroacia do të bëhet pjesë e dy grupeve të rëndësishme evropiane edhe pse ka gati një dekade që nga anëtarësimi në Bashkimin Evropian.

Në mesnatën e 1 janarit 2023, kombi ballkanik me rreth katër milionë banorë do t'i japë lamtumirën monedhës së tij kuna dhe do të bëhet anëtari i 20-të i eurozonës. Ekspertët thonë se adoptimi i euros do të ndihmojë në mbrojtjen e ekonomisë së Kroacisë në një kohë kur inflacioni ka ardhur në rritje globalisht që nga pushtimi rus i Ukrainës në shkurt që çoi në rritjen e çmimeve të karburanteve dhe ushqimeve.

Megjithatë, kroatët kanë ndjenja të përziera rreth ndryshimeve. Ndërsa shumë e mirëpresin fundin e kontrolleve kufitare, disa shqetësohen për ndryshimin e monedhës, me grupet e opozitës së krahut të djathtë që thonë se nga kjo përfitojnë vetëm vende të mëdha si Gjermania dhe Franca.

Zyrtarët kroatë kanë mbrojtur vendimet për t'iu bashkuar eurozonës dhe Shengenit, me kryeministrin Andrej Plenkoviç duke thënë të mërkurën se ato ishin "dy synime strategjike të një integrimi më të thellë në BE". Kroacia, një ish-republikë jugosllave që luftoi një luftë për pavarësi në vitet 1990, u bashkua me BE në 2013. Euro është tashmë kryesisht e pranishme në vend. Rreth 80 për qind e depozitave bankare janë të shprehura në euro dhe partnerët kryesorë tregtarë të Zagrebit janë në eurozonë.

Kroatët kanë vlerësuar prej kohësh pasuritë e tyre më të çmuara si makinat dhe apartamentet në euro, duke shfaqur mungesë besimi në monedhën vendase.

Hyrja e Kroacisë në zonën pa kufij Shengen do të japë gjithashtu një nxitje për industrinë kryesore të turizmit të vendit të Adriatikut, e cila përbën 20 përqind të produktit të brendshëm bruto (PBB). Megjithatë, kontrollet kufitare do të përfundojnë vetëm më 26 mars në aeroporte për shkak të problemeve teknike. Kroacia do të vazhdojë të zbatojë kontrolle të rrepta kufitare në kufirin e saj lindor me fqinjët joanëtar të BE-së, Bosnje-Hercegovinën, Malin e Zi dhe Serbinë.

K.T./LR/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja