Euro bie poshtë dollarit për herë të parë pas 20 vitesh! Frikë në eurozonë, Banka Qendrore ende asnjë masë

Euro bie poshtë dollarit për herë të parë pas 20 vitesh! Frikë në eurozonë, Banka Qendrore ende asnjë masë

Foto ilustruese

Euro ka rënë poshtë dollarit për herë të parë në gati 20 vjet dhe kjo prej luftës në Ukrainë. Një euro bleu 0,998 dollarë në tregun valutor ditën e sotme, me një rënie prej 0,4% në tregtimin e ditës. Frika se Rusia mund të kufizojë furnizimet e Evropës me energji kanë rritur shanset për recesion në zonën e euros.

Banka Qendrore Evropiane ka mbetur prapa bankave të tjera qendrore në rritjen e normave, duke dobësuar më tej euron. Monedhat priren të rriten kur banka qendrore përkatëse rrit normat e interesit, pasi investitorët ndërkombëtarë shikojnë një kthim më të madh për mbajtjen e aktiveve me çmim në atë monedhë. Dollari ka qenë gjithashtu i fortë muajt e fundit, i nxitur nga rritja e normave të interesit nga banka qendrore e SHBA-së dhe shtimi i investitorëve që kërkojnë strehën e sigurt te dollari në kohë trazirash globale.

Një monedhë në dobësim do t'i bëjë importet më të shtrenjta për vendet e eurozonës, veçanërisht mallrat me çmime në dollarë si nafta e papërpunuar. Kjo mund të kontribuojë në një inflacion edhe më të lartë në eurozonë, i cili tashmë po shkon në 8.6% për qershorin.

Një zëdhënës i BQE-së tha se ajo "nuk synon një kurs të caktuar këmbimi. Megjithatë ne jemi gjithmonë të vëmendshëm ndaj ndikimit të kursit të këmbimit në inflacion, në përputhje me mandatin tonë për stabilitetin e çmimeve."

Banka pritet të nisë rritjen e normave të interesit javën e ardhshme. Euro ka rënë pothuajse 12% kundrejt dollarit që nga fillimi i vitit.

Monedha e vetme ka qenë me vlerë më shumë se dollari për pjesën më të madhe të historisë së saj. Euro ka rënë pothuajse 12% kundrejt dollarit që nga fillimi i vitit.Euro ka qenë monedha e vetme me vlerë më të lartë se dollari në pjesën më të madhe të historisë së saj. Ajo këmbehej më  poshtë se dollarit në vitet e para të daljesë në treg,  në 1999, por hera e fundit që u tregtua nën dollar ishte dhjetori 2002 - më pak se një vit pasi kartëmonedhat dhe monedhat euro u prezantuan për herë të parë.

 

K.T./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Deputeti i LDK: Veprimet e qeverisë Kurti, e kanë kthyer presionin e Perëndimit ndaj Kosovës

Deputeti i LDK: Veprimet e qeverisë Kurti, e kanë kthyer presionin e Perëndimit ndaj Kosovës