FRANKFURT, 4 dhjetor /ATSH-AFP/ - Banka Qendrore Evropiane (BQE) uli sot parashikimet e saj për rritjen ekonomike dhe inflacionin për zonën euro, njoftoi presidenti i saj Mario Draghi, duke u bazuar në degradimin e prespektivave ekonomike dhe të evoluimit të çmimeve në rajon.
Institucioni monetar tani pret një rritje të PBB-së me 0,8 për qind këtë vit, 1 për qind vitin e ardhshëm dhe 1,5 për qind në vitin 2016, kundrejt vlerësimeve të mëparshme që ishin 0,9 për qind, 1,6 për qind dhe 1,9 për qind.
Inflacioni pritet të jetë në 0,5 për qind në vitin 2014, 0,7 në vitin 2015 dhe 1,3 për qind në vitin 2016, ndërsa parashikimi i më parshëm i BQE-së fliste për 0,9 për qind, 1,1 për qind dhe 1,4 për qind.
Por prespektiva e inflacionit mund të degradohet më shumë për shkak të uljes së çmimit të naftës, paralajmëroi Draghi, dhe parashikimet e fundit nuk e marrin parasysh rënien e ndjeshme të çmimit të naftës javët e fundit.
Draghi u shpreh se këshilli i qeveritarëve të BQE-së ishte gati të paraqiste masa të reja për të parandaluar një periudhë shumë të gjatë me inflacion të ulët./
/G.S/












