Eva Longoria kundër Donald Trump: Nëse ai i mban premtimet, Amerika do të jetë një vend i frikshëm për ata që jetojnë në të

Eva Longoria kundër Donald Trump: Nëse ai i mban premtimet, Amerika do të jetë një vend i frikshëm për ata që jetojnë në të

Eva Longoria

Aktorja e famshme, Eva Longoria, pas fitores së kandidatit republikan, Donald Trump, në zgjedhjet presidenciale, e ka cilësuar SHBA-në si “vend i frikshëm”.

“Nëse ai i mban premtimet, Amerika do të jetë një vend i frikshëm për ata që jetojnë në të”  tregon aktorja në një intervistë për revistën “Marie Claire”.

Vetë tregon se ka mundësi të udhëtojë e të ikë nga aty kohë pas kohe.

“Jam e privilegjuar, puna ime është e natyrës së tillë dhe udhëtoj shpesh. Ndërroj vend shpesh. Por shumica e amerikanëve nuk janë aq me fat. Do të jenë të ngujuar në atë vend, dhe jam në ankth për ta”, ka thënë ylli.

Longoria, e cila në garën për presidente i ishte bashkangjitur fushatës së Kamala Harrisit, në një tubim në Chicago pati thënë se “suksesi i Kamalas është edhe i yni”.

“Ajo mbështet ëndrrat më të mëdha. Më lejoni t’ju them, në komunitetit tonë latin, në kemi një thënie ‘si se puede’, që do të thotë ‘po, është e mundur’. Por, sonte jam këtu për të ju thënë ‘Po, Ajo mundet’”, pati thënë Longoria.

Por tashmë Trump fitoi zgjedhjet, e po ashtu republikanët morën kontrollin e Kongresit. 

S.G/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

'Sudja e plakur ulërin nga maja e pallatit e sudja e re vjen vërdallë' Rama sulmon Berishën e Topallin: Për këta Shqipëria s'do kishte kurrë reformën në drejtësi

'Sudja e plakur ulërin nga maja e pallatit e sudja e re vjen vërdallë' Rama sulmon Berishën e Topallin: Për këta Shqipëria s'do kishte kurrë reformën në drejtësi