Një nga çiftet më të njohura të Hollywood-it është në prag të ndarjes.

Bëhet fjalë për aktoren Eva Mendes dhe të dashurin e saj Ryan Gosling, marëdhënia e të cilëve është në krizë.

Siç thuhet në mediat e huaja shkak për këtë gjë është xhelozia e aktores Mendes.

6 muaj më parë ato patën një problem në çift dhe duket se pas ribashkimit ndarja është bërë diçka e përsëritshme.

eva mendes

Një burim ka thënë për Us Weekly se aktori është në humor jo të mirë, ndërsa bukuroshja Mendes ndihet e pasigurtë.

Eva është mjaft dyshuese për partnerin e saj dhe kjo bën që gjerat të jenë në krizë.

Ata janë bashkë që prej shtatorit të viti 2011 dhe së fundmi kanë shpenzuar kohë larg njëri-tjetrit, pasi karriera e tyre i detyron të kenë drejtime në vende të ndryshme.

Hera e fundit kur ata janë parë bashkë në publik ka qenë mesi i shtatorit të këtij viti, ku Mendes udhëtoi drejt Islandës që të ishte pranë të dashurit në xhirimet e filmit të tij “How To Catch A Monster”.

(Blerta Tusha/shqiptarja.com)