Vetëm një në katër të huaj fjeti në strukturat akomoduese në vend, në bujtinë, hotel, apartament apo resort gjatë muajit gusht. Shifrat e institucioneve zyrtare tregojnë se nga 2.1 milionë turistë të huaj që erdhën në vend në muajin gusht, vetëm 462 mijë fjetën në strukturat tona akomoduese në katër anët e vendit.
Diferenca mes bumit të të huajve që vijnë për turizëm në vendin tonë dhe shifrave që deklarojnë strukturat akomoduese për turistët që fjetën pranë tyre, janë edhe më të mëdha për periudhën 8 mujore. Nëse nga janari në gusht në vend kanë hyrë 8.5 milionë të huaj, në strukturat akomoduese janë regjistruar vetëm 18.5% e tyre, ose 1.5 milionë të huaj.
Këto diferenca të mëdha mbi akomodimet ngrenë dy pikëpyetje kryesore, ose vendi është i dominuar nga turistë kalimtar ose informaliteti vijon të jetë i lartë. Ekspertët por edhe vetë institucionet, përgjigjen e kësaj situate e gjejnë tek evazioni në raportimin e akomodimeve nga bizneset.
Kjo për shkak se strukturat akomoduese operojnë të paregjistruara dhe nuk deklarojnë shifrat reale të pushuesve dhe të xhiros së tyre, për këtë arsye në strategjinë e re të turizmit 2024-2030 planifikohet të ngrihet një task-forcë për frenimin e ekonomisë informale. Kjo strukturë do të identifikojnë strukturat akomoduese të paregjistruara, si dhe do të monitorojë raportimin në kohë reale. Po ashtu taskforca do të ketë në fokus të kontrolleve edhe strukturat e ligjshme, të cilat nën deklarojnë akomodimet e tyre.
Po për të goditur fenomenin e informalitetit, institucionet shqiptare do të kryqëzojnë të dhënat që do marrin nga platformat ndërkombëtare si Booking, Air BNB etj, mbi akomodimet për ti ballafaquar me deklarimet e bizneseve në vend mbi turistët e regjistruar.
Sipas të dhënave të Ministrisë së Turizmit në vitin 2023, në platforma të ndryshme rezervimi, figuronin mbi 18.200 njësi me qira afatshkurtër aktive, me në total 176 mijë krevate, dhe përpos prezencës së lartë në treg nuk paguajnë taksa.
TURISTËT DHE AKOMODIMET, GUSHT 2024
Erdhën në vend 2,167,665 të huaj
U akomoduan 462,426 të huaj
Diferenca -1,705,239 të huaj
TURISTËT-AKOMODIME JANAR-GUSHT 2024
Erdhën në vend 8,533,940 të huaj
U akomoduan 1,574,723 të huaj
Diferenca -6,959,217 të huaj
K.T./I.M/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
25 Janar, 13:37
A duhet të votojnë emigrantët që kanë vetëm dokumente identifikimi të huaja?
-
Po
29.8%
-
Jo
63.6%
-
Nuk e di
6.7%
Vota total: 541
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Ekspertja e ekonomisë Kortoçi: Turizmi po mbështetet tek prodhimet që importohen, ky sektor nuk zhvillohet pa bujqësinë e vendit! Qeveria të subvencionojë
23 Janar, 13:59
-
Rama në Forumin e Davosit: Turizmi, kali ynë i betejës! Po angazhojmë arkitektë nga mbarë bota, këtu do ketë projekte që nuk i gjen në rajonin tonë
22 Janar, 14:57
-
‘Shqipëria për të huajt edhe pak për shqiptarët’, Rama i përgjigjet komentuesit: Mbi 979 mijë pushues rezidentë në 2024, inati politik e bën njeriun të verbër
22 Janar, 10:57
-
Goditet evazioni fiskal në ‘Buzi Store’, s’deklaroi 3.7 mln € të ardhura! Në kërkim administratori, lëshonte fatura të falsifikuara, kontrolle në 8 pikat
14 Janar, 10:14
-
Rekordi/ Viti 2024 solli 11.7 mln vizitorë të huaj në Shqipëri, 15.2% më shumë se në 2023-in! 3.8 mld euro të gjeneruara në 9 muaj
13 Janar, 12:27
-
Media italiane 'Volo Scontato': Shqipëria mes destinacioneve evropiane që nuk duhen humbur në 2025
10 Janar, 08:37
-
Miratohet ‘Paketa e Maleve’/ Kriteret për blerjen me 1 € të tokës shtetërore! 500 subjekte që investojnë përjashtohen nga 4 taksa për 10 vite
9 Janar, 22:19
-
Media irlandeze 'The Irish News': Shqipëria ndër destinacionet më të mira për pushime në 2025
8 Janar, 07:46
-
”Bild” jehonë Shqipërisë, në krye të destinacioneve për vitin 2025
7 Janar, 10:44
-
Zaloshnja: Juglindja është bërë alternativa joverore e Jugperëndimit, por…
5 Janar, 13:00
-
Spahiu: Ngjarja 2024 është ‘Shqipëria turistike’, dikur 80% e planetit s’e njihnin fare ku bie
26 Dhjetor 2024, 21:45
-
Ekonomia u rrit me 4.09% gjatë sezonit veror! Ndikim kryesor, bumi turistik dhe rritja e pagave në administratë
24 Dhjetor 2024, 12:20
Nga kane dale keto te dhena nqs kane dale nga burime shteterore atehere shteti duhet te mbaje pergjegjesi.
PërgjigjuNormal që është 100% evazion edhe atnikombtarë, do i quaja pronarët e hoteleve kujtojnë se do eci kështu jeta pa taksa, sa të hyjmë në eu, do pagujn taksa si këtu, po nuk pagove do marrësh gjobë se nuk do mund ta shlyesh për 10 vjet.
PërgjigjuJo evazion po super evazion po nuk eshte faji i tyre po faji i hetimit tatimor qe nuk ben punen sic duhet se mhafton te rakordosh situaten ne teren me deklarimin.
PërgjigjuSipas kësaj motrës që ka shkruar këta paskan fjetur në lulishte.
PërgjigjuEvazion. 100%! Mua personalisht te gjitha apartamentet ku kam qënë këtë vit me pushime ne bregdet më ofruan te konfirmoja sikur nuk isha paraqitur ne booking. Disa ofronin ulje 10%, disa nuk kishin as turp, por thjesht te çonin konfirmin, qe gjasme nuk kisha qene. Mendoj, qe kjo zbulohet lehte, nese qeveria ben kerkese ne brnb e booking. Shqipetaret perfundimisht jane njerez te paskrupullt dhe nuk kanë as dashurine me te vogel për vendin e tyre!
Përgjigjunuk zgjidhet as me 20 eur takse per krevat ne vit por me nderhyrje ne taksen e baneses qe paguhet ne faturen e ujit
Evazion sa shpia di un qe i japin hyrjet apartamentet breg det pa i hedh fare ne bnb nuk paguajn taksa
Përgjigju