KORCË - Një pronar i hotelit në Korçë është proceduar nga policia pasi biznesi i tij funksiononte i palicencuar prej 5 vitesh që në vitin 2010.
Në lidhje me këtë ngjarje, Krimi Ekonomik ka nisur hetimin edhe për 9 inspektorë të tatimeve, 3 prej tyre të larguar nga detyra në vitin 2013, të cilët nuk kanë ushtruar kontrolle në hotelin e 61-vjeçarit me iniciale DH.L.
Policia bën me dije se kontrollet në këtë biznes dyshohet se janë shmangur për vite me radhë nga inspektorët, duke mos bërë të mundur verifikimin e dokumenteve të hotelit. Për pasojë, pronari i biznesit akuzohet për fshehje të të ardhurave ndaj shtetit.
Inspektorët e Tatimeve që hetohen në gjendje të lirë janë:
1. A.L, vjeç 64, banues në Korçë,
2. S.B, vjeç 34, banues në Korçë,
3. G.K, vjeç 46, banues në Pogradec,
4. L.Z, vjeç 35, banues në fshatin Ponçarë - Devoll, (larguar nga detyra në vitin 2013).
5. E.B, vjeç 43, banues në fshatin Qinam - Kolonjë, (larguar nga detyra në vitin 2013).
6. R.P, vjeç 39, banues në Korçë, (larguar nga detyra në vitin 2013).
7. L.K, vjeç 50, banuese në Korçë,
8. E.SH, vjeç 40, banues në fshatin Vithkuq - Korçë, si edhe
9. A.K, vjeç 59, banues në Korçë.
Të proceduarit do të hetohen për shpërdorim detyre dhe pronari i hotelit për fshehje të të ardhuarave.
/Shqiptarja.com

VIDEO